Ballina Histori OSMAN BRAHAJ i KRYEZIUT TË PUKËS

OSMAN BRAHAJ i KRYEZIUT TË PUKËS

– Me rastin e 120 vjetorit të lindjes.
– Lindi Naten e Kshnellave në vitin e largët 1899 në Kryezi, Pukë.

Nga Jaho BRAHAJ, historian, Pukë

Osman Brahaj, që fëmijë mbeti jetim dhe u rrit me vështirësi bashkë me vëllezërit Abaz e Ahmet dhe motren e tyre, Spahë.

I ati, Shaqiri, që të gjithë e thirrën Sheqer, në rininë e tij ishte në formaçionet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përkrah luftëtarëve pukjanë, ku luftoi për mbrojtjen e truallit arbnorë. Vetë Sheqeri (Shaqiri) tre herë mbrenda një viti mori pjesë me armë në dorë kundra Malazezëve tek Ura e Razhnicës. Osmani kujtonte se babai i tij ishte i pandarë në këto beteja si dy djelmosha të rinj me një të familjes Vocrri të Kodër Gegës (Kryezi).

Vështirësitë e jetës dhe pjekurinë Osmani i kaloi dhe e formoi i pandarë me Sherif Veselin (Brahaj), burrë i mençur dhe i përmendur në krahinë.

vitin 1921 Osmani mori pjesë me armë në dorë, bashkë me shumë të tjerë,Çetën e Pukjanëve”, që u përqëndruanBytyç dhe Malësi të Gjakovës për të mbrojtur kufijtë e Atdheut ashtu si ishin përcaktuar nga Ndërkombëtarët në vitet 1913-14, dhe u zaptuan nga Mbretëria Serbe mË 1921 me ndihmën e armëve të detashmenteve ushtarake franceze, që erdhën prej Selaniku. Në këto beteja Çetat e Pukës dhe të krahinave të tjera ishin në bashkërendim me Kryezezët e Gjakovës, dhe kryesisht me djemtë e Riza Kryeziut-Gjakova. Në këto përpjekje e luftime Çeta e Pukës drejtohej nga Elez Mustaf Kryeziu, e nga Kryeziu, mbahen mend që ishin, Marka Ndoc Luli, MuharremBajrami, Selim Ahmati, Selim Myftari, Hysen Elezi, Dod PrengNdoi i Mejdanit, Kamber Tumlaku, Abdyl Isufi dhe SelmanElezi e të tjerë, që nuk i ruan kujtesa. Këtë fakt gjatë regjimit monist nuk e përmendnin, se lufta kundra Kryezezëve të Gjakovës ishte e bashkërenduar nga Partia Komuniste në Shqipëri dhe nga Jugosllavët.

periudhen e Mbretërisë Shqiptare për disa vite Osman Brahaj ishte Kryeplak i katundit Kryezi, bashkë me Lush Prendin kishin përkrahjen e gjithë komunitetit si njerëz të pa hile, e për disa vite këta të dy e banin me rradhë kryepleqësinë, një vit njani e një vit tjetri.

U martue me Sipe Brahaj, të bijen e Syl Salihut nga Fushë Arrësi dhe linden e rriten gjashtë fëmijët e tyre: katër djemë e dy vajza.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore mbajti qëndrim asnjanës, por ishte përkrahës i Djalërisë, që luftonte dhe shtëpia e tyre shërbeu si bazë e strehë e Brigadës XXII të Nacional-Çlirimtares duke mos ju ndarë Sherif Veselit, që ishte baza kryesore e këtyre luftëtarëve.

Osman Brahaj, megjithëse pa asnjë klasë shkollë të kryer zyrtarisht, ka lënë trashëgimi botime nga institucionet shkencore në vend, po përmendim materialet e botura nga ai (me redaktimin e Xh. Mecit) nga Instituti i Historisë etj.

Referencat e tij të tregimeve për ngjarje e trashëgiminëkulturore e historike janë të përfshira në Arkiva të ndryshme shtetërore, por po përmendim edhe referencat e tij që janë në botimet dhe arkivin e prof. Qemal Haxhihasanit, Xhemal Meçit, Ismet Balës, Agim Çaushollit dhe në dorëshkrime ruhen nëdosjet arkivore të Nikollë Mazrrekut, etj.

Dinte përmendësh qindra kangë popullore, kryesisht historike dhe të Ciklit të Kreshnikëve. I binte çiftelisë dhe i këndonte me meloditë dhe sipas mënyrës së vjetër (ruhen dy këngë të ingjizuara), në rini i ka rá edhe lahutës dhe kënduar, ia kishte mësuar Agja (xhaxhai) Falija, por ma vonë nuk e praktikoi.

Vdiq në moshën 81 vjeçare, më 23 maji 1981.