Kam vite që njihem me lekikografin, poetin dhe atdhetarin SadullaZendeli-Daja, por do ishte Panairi i 22 i librit në muajin nëntor 2019 në Tiranë që të takoja përsëri mikun tim nga Sërmnova e Gostivarit, që banon prej 53 vitesh në Suedi.

Daja, si një “zgalem në furtunë”, fluturon drejt trojeve shqiptare sa herë që çelet Panairi në Tiranë, në Prishtinë  apo në Shkup. Edhe përse i ka kaluar të 80-tat, ai përsëri nuk druan, por merr rrugën i vetëm për të qenë i pranishëm në evenimentin e njohur  kushtuar letërsisë dhe artit.

U takuam një ditë më parë se të bënte përurimin e veprës letrare “Shekulli i pajtimit”, në përurimin e librit të autorit Viron Kona, kushtuar shkrimtares, stilistes dhe atdhetares së njohur shqiptare-norvegjeze znj. Emine S. Hoti.Atje Daja foli dhe përshëndeti shkrimtarin  Viron Kona për librin e tij “Marigoja shqiptare në Norvegji” si dhe protagonisten e  atij libri, znj. Emine S. Hoti, e cila kishte ardhur posaçërisht nga Norvegjia për atë përurim.Aty Daja na ftoi që, të nesërmen të merrnim pjesë në përurimin e veprës së tij “Shekulli i pajtimit”.

Në panairin e librit të shtëpisë botuese “Toena”, Daja si përherë ka pavionin dhe panelin e vet, ku cicëron duke folur bukur dhe ëmbël për arritjet e mërgatës shqiptare-suedeze dhe i ndrit fytyra kur shikon se shumë dashamirës edhe në Tiranë e duan dhe e dëgjojnë gjithë respekt.

Saliasi merr autograf nga S. Z. Daja

Në fjalën e tij recensenti i librit “Shekulli i pajtimit” z. Viron Kona, ndër të tjera theksoi se “Daja nuk njeh moshë, por ai sa herë vjenë në Shqipëri sjell ndonjë vepër të re dhe, kësaj radhe na ka sjell “Shekullin e pajtimit”…. Dhe,mëtej Viron Kona vazhdon: “Faleminderit Dajë për këtë vëllim me poezi plot jetë dhe gjallëri, plotë bukur dhe ndjenjë, që na përcjellë nga njëra faqe e librit në tjetrën. Faleminderit për mendimet e mençura e origjinale, që na ofron, e që të shprehin ty Dajë, ashtu siç je, gjithnjë rrezatues dhe energjik, gjithnjë tolerant dhe paqësor, gjithnjë i dashur dhe mikpritës, gjithnjë human dhe dashuronjës i gjithçkaje të bukur dhe të vyer për shqiptarizmin dhe atdhedashurinë.  Ti Dajë, ke qenë dhe je për ne, shembulli më i bukur i paqes, i dashurisë njerëzore, i vlerave të humanizmit”.

Një foto me librin”Shekulli i pajtimit” dhe autorin S.Z.Daja

Porsa merr në dorë librin dhe fillon ta lexosh, ai të tërheq si ajo bleta që kur bie në kullot të mirë, lajmëron shoqet e saj për ushqimin e shijshëm dhe kthehet në zgjua me një ushqim të bollshëm dhe gjithë lezet. Edhe nga leximi i librit të S. Z. Dajës ke se çfarë mëson nga jeta e mërgatës shqiptare në Suedi dhe të duket vetja se edhe ti je pjesë e tregimeve të autorit.

Të jetosh me hallin e tjetrit duke harruar hallet e tua, jo kushdo e bën, por, Daja, në librin e tij “Shekulli i pajtimit” na tregon se njeriu duhet të vras mendjen se si t`i shërbejë kombit të vet dhe bashkëqytetarëve të tij, të cilët si ai të detyruar nga regjimi sllav-serb u deturuan të marrin rrugët e mërgimit dhe të braktisin trojet e tyre.

Sa domethënës është togëfjalëshi   “Kur shkrova, dhimbjet i shërova”, ku autori me një penë të hollë dhe me një mendje të mprehtë e njeh lexuesin me kalvarin e vuajtjeve dhe braktisjen e atdheut i detyruar nga regjimi sllav-komunist serb për të mos u bërë spiun i bashkëfshatarëve të tij…

Si një rilindës i kohëve moderne pena dhe mendja e Dajës nuk rresht për kombin e vet dhe bashkë mërgimtarët që banojnë dhe punojnë në Suedin e largët.

Nga libri i Dajës mësojmë se atëherë regjimi serb kishte shtrirë ndikimin e vet edhe në tokën vikinge, por Daja me zgjuarsinë dhe me këmbënguljen e tij, i ndihmuar edhe nga bashkëkombësit e vetë, arriti t’a mposhtë mësuesin serb dhe më së fundi, me mbështetjen e shtetit suedez,  çeli shkollën e parë shqipe në qytetet Nybro, Emmaboda dhe Kalmar të Suedisë.

Edhe pse studimet në Suedi i mbaroi për biblotekë, në degën shkencat filologjike – filozofike dhe ishte i  pajisur me një kulturë atdhetare dhe përvojë arsimore suedeze, ai nuk ushtroi këtë zanat, por preferoj të paguhet më pak dhe t`i përkushtohet shkollës shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve të tij. Një gjest human, që shumëkush nuk e bën, por siç shprehet S. Z. Daja, “unë nuk pashë fitimin, por ruajtjen e gjuhës shqipe dhe traditave të vendit tonë”.

Daja si një shqiponjë, që nuk e braktis folenë e saj, por sa herë i nevojitet foleja për të rritur pasaardhësit e vetë,  shkon aty dhe kujdeset që zogjtë pasaardhës të mos t’a harrojnë folenë. Ai tregon se “unë e ndërtova shtëpinë përsëri në fshatin e lindjes dhe fëmijët e mi vijnë aty hera-herës kur kanë pushimet”.

Faqe pas faqe të librit të duket sikur viziton një muze dhe nga pavioni në pavion mëson gjëra të reja.

Në libër një pjesë të mirë e zënë poezi të cilat i këndojnë vendlindjes dhe njerëzve të dashur të tij.

Më interesantja është pjesa e tretë, ku Daja flet për njerëzit e fisit dhe gjakut të vet. I lidhur si mishi me thojin me ta ai nuk rresht së treguari për vuajtjet dhe diskreminimet që ka pasur fisi i tij gjatë regjimit sllav-serb-maqedonas. Të përndjekur dhe të survejuar kohë pas kohe, fisi tij arriti të mbijetojë dhe të shkruaj historinë e vet.

Në pjesën e katërt të  librit, autori i sjell lexuesit artikuj dhe përshtypje nga shokët dhe miqtë e tij kushtuar autorit me rastin e ditëlindjes, përurimit të një libri apo dhe raste gëzimesh familjare.

Pjesën e pestë, autori me të drejtë e titullon “Dhimbje që nuk harrohen”. Nuk dua të humbas kurreshtjen e lexuesit, por nëse keni fatin të merrni veprën “Shekulli i pajtimit” me autor SadullaZendeli-Daja, lutem  mos nguroni t’a lexoni. Sepse siç shprehet recensenti i librit: “Një libër si “Shekulli i Pajtimit”, figurativisht është disi vështirë të komentohet, sepse ai duhet të lexohet dhe, duke e lexuar, ai ndjehet  dhe përjetohet, nga ai veçse frymëzohesh dhe nxitesh për të bërë në jetë gjëra të mira dhe me vlerë në dobi të marrëveshjeve mes njerëzve, në dobi të paqes, në dobi të lirisë dhe të demokracisë”.

I uroj S. Z. Dajës jetë të gjatë dhe pena të mos i rresht kurrë për të na sjell në panairin e ardhshëm krijime të reja plot nektar.

Tiranë,  më 22 dhjetor 2019

  1. Saliasi merr autograf nga S. Z. Daja