Thoma Gellci…ti lejove qe ne festivalin e kenges shqiptare te marin pjese kompozitore te kombesive jo shqiptare dhe njeri te dali fitues pra nje kompozitor jo shqiptar qe nuk e njeh as gjuhen as shpirtin dhe as traditen tone.
Kujt i more leje per kete, Cesk Zadejes, Kristo Konos. Gaqo Avrazit, Koco Ucit, Gjon Simonit Fehim Ibrahimit Limoz Dizdarit, Kujtim Laros, Agim Prodanit, Agim Krajkes, Ferdinand Dedes, Kastriot Gjinit, Abdulla Grimcit, Agron Xhunges, Aleksander Pecit, Aleksander Lalos, Gazmend Mullait, Aleksander Vezulit Luan Zhegut, Avni Mules, Markelian Kapedanit, Edmond Zhulalit Lejla Agollit. Po Vace Zeles e Gaqo Cakos a i more leje, po Fatos Arapit dhe Xhevair Spahiut i.more leje po Agim Docit dhe Jorgo Papingjit i more leje? Po Mihal Luarasit a i more leje regjizorit te Festivalit te 11? ..Lista eshte shume e gjate, ju lyp ndjese per mos permendje emri…Kujt i more leje zoti Gellci?
Ti duhet te lesh ate zyre sa me shpejte te dalesh te kerkosh falje publike dhe te vesh para pergjegjesise ate qe e beri kete gje?
Nuk eshte lajthitje eshte percudnim.
Eshte deformim ne kulturen kombetare.
Eshte shitje per shqiptare i nje krijimi qe nuk eshte shqiptar.
Eshte nje fyerje qe na ke bere te gjitheve…
Sa me shpejt zgjidhe neser do te jete shume vone. Shqiptaret nuk do ta falin…Ju ke perdhosur muzen e pare kengen…Je i humbur nuk te shpeton as heshtja e as alibia, kjo nuk harrohet…

Pkabo, 23 dhjetor 2019