Shkrimtaret miq te Klubi i Poezise dhe te Illz – Revistë letrare e Tiranës, me 30 dhjetor 2019, diten e hene, ora 11, do te jemi te shtepia e Gjergj Fishtes ne Lezhe ne udhetimin e radhes serish me mbeshtetjen e humansitit Flamur Hoxha.
Ne vazhdim te pelegrinazheve te organizuara me shkrimtaret per tek shkrimtaret martire, pas dy udhetimeve te shkrimtareve ne Kukes, per inagurimin e bustit te poetit Havzi Nela ne qytet e per inagurimin e shtepise se tij ne Kollovoz, qe ia ndertoi Bashkia Kukes, pas udhetimit te shkrimtareve per ne Peshtan te Tepelenes ne inagurimin ne bustit te poetit Trifon Xhagjika, pas udhetimit te shkrimtareve per ne Berzheste tek shtepia e poetit Vilson Blloshmi e rrenojat e shtepise se poetit Genc Leka, me 30 dhjetor 2019 do te udhetojme per tek shtepia e At Gjergj Fishtes ne Fishte te Lezhes.
Supet e shkrimtareve shqiptare jane piedestali me madheshtor per Homerin tone Gjergj Fishta.
Udhetimi do te behet me autobuz. Nisja do te behet prane Bibliotekes Kombetare ne Tirane ne oren 8.00, me 30.12.2019.