Ballina Kulturë KUR KOMBI KA PLASARITJE MUA MË DHËMB SHPIRTI! – Nga Fran UKCAMA

KUR KOMBI KA PLASARITJE MUA MË DHËMB SHPIRTI! – Nga Fran UKCAMA

Sa herë ka plasritje n` palcë Kombi,
dhimbja m` kaplon shpirtin e turrem te ama,
kthej kalanica e bluda me hoje trolli,
hurb musht ujëvaresh, falem orakujve te Dielli e hana…

Sa herë burrat e shpisë hahen ndër veti,
mendja m` shkon te trimat e motit,
m` del para Rozafa, përbetimet e Lekës.
shkoj e puth rrasat te vorri i Gjergj Kastriotit..

Sa herë kerleshen fiset andej e kendej ,
e kuajt hingëllijë harlisun rudinave,
kur ndiejnë erën e ukut imshtave,
ndez nji qiri shpirti e n` mug si murg thur vargun e elegjive.

Sa herë rreth torishtes afrohen arijtë e murrmë,
e qentë e Sharrit kputin vargonjtë, lidhë te pojata,
kthej te rrajtë e motmoteve në muzg,
me kangë maje krahu, me eshke e unuer, ndez zjarre e kup gaca,

Sa herë ndjej n` shtatin e dheut trishtim,
i therras Ajkunës nanës time dhe asaj t` Omerit,.
ngrej prej shtrati Gjergj Elez Alinë,
shaloi gjogun, e flutiroi n` kreshtnaja qielli.