Shqipëria e Kosova janë dy mushkëritë nga të cilat ajri i lirisë pulson nga gjaku i Atdheut.
Edi Rama mbron Vuçiçin si Abdullah Pashë Dreni Mehmet Ali Pashë Maxharrin.
Edi Rama sozia e Mark Milanit.
Edi Rama përsërit tradhëtinë e Esat Pashës.
MiniShengeni Ballkanik -bajpas për daljen e Jugosllavisë së re apo Serbisë së madhe në det.
Pas shterrimit të ëndrrave serbiane për ndarjen e Kosovës elaborohet miniShengeni Ballkanik për aneksimin e Kosovës dhe izolimin e saj.
Shqiptarët u banë deshmitarë të një tradhëtije të lartë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare të shqiptarëve.
Kryeministri i Malavitës, armiku i egër i shtetit të së drejtës, opozitës dhe fjalës së lirë, i atyre që mendojnë ndryshe nga kalifati i tij kriminal Edi Rama e blindoj Tiranën me qindra forca policore të ndërhyrjes së shpejtë dhe agjent të sherbimit informativ për të siguruar miqt e tij të Klubit Sllavoortodoks se plani i tyre për Shengenin Ballkanik do të këtë përkrahjen e tij të plotë e pa kushte.
Kjo maskaradë politike e diplomatike e gatuar në guzhinat e armiqëve shekullor të Shqipërisë dhe e bekuar nga Sulltan Rama nuk mund të këtë emër tjetër veçse tradhëtisë së lartë kombëtare.
Aleksandër Vuçiç, Gebëlsi i ÇengisKhanit të Ballkanit Millosheviç, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev dhe Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç janë liderë politik të popujve të cilët në luftërat ballkanike e botërore kanë kryer genocid të egër, debime nga trojet e tyre e vrasje masive të qindramijëra shqiptarëve.
Diplomatja e Shquar e Shtetit Amerikan Medlin Ollbrait e cilësoj krimin e makinës gjakatare serbe mbi shqiptarët e Kosovës si një Holokaust të dytë.
Serbia e Vuçiçit dhe vetë Ai jo vetëm nuk i njeh krimet e llahtarëshme të viteve 1998-1999 në Kosovë por në një mënyrë të paskrupullt edhe Masakrën e Reçakut më të madhen në Europë pas Sebrenicës e quan sajesë të shqiptarëve.
Ideimi dhe krijimi i “Shengenit Ballkanik” nuk është gjë tjetër veçse një maskë për të fshehur Projektin antishqiptar të Jugosllavisë së re shoviniste.
Atë që nuk arritën ta bëninin Tito me Enver Hoxhën në vitet 1945-1948, për ta shndërruar Shqipërinë në republikë të 7-të të Jugosllavisë e kanë marrë përsipër ta realizojnë Rama- Vuçiç.
A mundet Rama ti fusë shqiptarët e Republikës së tij si delet në vathën e ujqërve serbosllavë?
Jo kurrë na thotë historia dhe zëri i Atdheut.
Kosova djepi i nacionalizmit e patriotizmit, i kuvendeve e kryengritjeve të mëdha, i fushëbetejave të përgjakshme ku lanë kokën e ushtritë e tyre krajla e sulltana do ta thotë fjalën e fundit siç e ka thanë në Betejën e FushëKosovës e në Lidhjen e Prizrenit, në Kryengritjen e Përgjithshme të Pavarësisë e së fundmi në betejat e UÇK -së.
Kosova është Alfa dhe Omega e patriotizmit shqiptar.
Falë luftës heroike të saj Shqipëria u çlirua nga robëria otomane.
Edi Rama është damkosur me vulën e tradhëtarit dhe si të tillë do ta gjykojë historia e ndeshkojnë shqiptarët.
Sigurisht që do të këtë fatin e Mehmet Ali Pashë Maxharrit dhe Abdullah Pashë Drenit në shtatorin e vitit 1878 në Gjakovë, në aksionin e parë të Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku u ekzekutuan zbatuesit e planit për ndarjen e trojeve shqiptare.
Shqipëria e Kosova janë dy mushkëritë nga të cilat ajri i lirisë pulson me gjakun e Atdheut.