Nëse LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit tëcilin do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në Librin e RekordeveGuinness!

Për strukturat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës,në fillim të vitevetë 90-ta, nuk kishte mjaftuaravancimet politike, thellësisht në dëme të Kosovës që i bënin strukturat e LKJ-së, veçmas po i theksoj ato të Isa Mustafës, që ishte më i dalluara në dekadën(1981-1991)[1]. Karriera politike e Isa Mustafës[2],do të nis me duar në xhepa, si gjithmonë. Gjatë atyre ndryshimeve të mëdha, ai mbahet mend  si dorë e zgjatur e pushtetit serb e komunist në Kosovë[3]. Qysh në maj të vitit 1981, është emërua (jo zgjedhur) Organ i dhunshëm në Qendrën e Studentëve[4], por rolin e tij në atë funksion askush nuk e ka hetuar, pastaj aiishte edhe nëpër komisionetdisiplinore për diferencimin ideopolitik në Universitetin e Prishtinë[5], dhe gjithmonë ka mbrojtur vijën e hekurt të LKJ, d.m.th. vazhdimisht ka mbajtur anën e Serbisë në dëm të proceseve nëpër të cilat kalonte e tërë Jugosllavia, por veçmas më keq kalonte Kosova, mbi të cilën, dhuna dhe radikalizmit serb që po sforcohej bënte kërdinë. Në këtë vazhdë të karrierës së tij politike, si njeriu i besuar i atij pushteti, Isa Mustafa u shqua edhe në debatet politike për ndryshimet kushtetuese, që i zhvillonte LKJ-ja serbe në Kosovë[6], e cila me çdo çmim kishte vendosur t’i bënte ndryshimet kushtetuese në llogari të saj. Masha e atij aparatit të dhunës ishte Isa Mustafa, i cili sikurse tashti edhe atëherë po me këtë krenari ka mbajtur qëndrim pro interesaveserbe në Kosovë[7]. Vetëm në saje të politikës së tij dhe atyre si ai, Serbia me shumë lehtësi realizoi ndryshimet kushtetuese për një Serbi Unike, meç’rast dy Krahinat Socialiste Autonome, humbën sovranitetin autonom që e kishin të garantuar me kushtetutën e vitit 1974. Për fat të keq Elitës Intelektuale që penetronte brenda LDK-së, nuk i paskan bërë përshtypje qëndrimet teknokrate të Isa Mustafës dhe askush nuk qenka merakosur për dhunën dhe viktimat që pësoi populli i Kosovës nga ajo politikë, por ështëdashur edhe udhëheqja e qeverisë “demokratike”, t’i besohej atyre që ishin pjesë e dhunës, pjesë e intrigës së atij sistemi, që më pastaj pikërisht ata do të bënin luftëtë madhe kundër Elitës Intelektuale që ishte e angazhuar, dhe në anën tjetër pat filluar njëfushatë e egëredhe kundër Grupeve Ilegale me orientime marksiste – leniniste, që tashmë kishin dal nga burgjet serbe e jugosllave, të cilat vazhdimisht kanë predikuar një patriotizëm idealist, të frymëzuar nga ideologjitë e asaj kohe[8].

Pa dyshim kjo luftë speciale bëhej nga strukturat e sistemit të LKJ-së e cila zhvillohej në dy fronte, njëra drejtuar kundër Elitës Intelektuale që ishte angazhuar në LDK, dhe e dyta kundër Grupeve Ilegale, që tashmë dilnin nga burgjet serbe, kurse strukturat e sistemit jugosllav të LKJ-së, qëndronin prapa këtyre konflikteve.  Por vazhdimësia titiste e LKJ-së[9],  pa asnjë pengesë, madje pa iu nënshtruar as votës së popullit do të futet në udhëheqje në Qeverinë e Bujar Bukoshit në Ekzil, e cila në asnjë etapë të saj nuk ka bashkëpunuar me Degët e LDK-së në Evropën Perëndimore, as me Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë dhe as me Presidencën, përkatësisht Presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën[10].

Në përpjekje për të krijuar qeveri paralele, për të kundërshtuar sistemin serb në Kosovë, fatkeqësisht u futën kryesisht bashkëpunëtorë të atij sistemi. I kemi të njohura ato rrethana,por nuk e dimë kush e propozoi Bujar Bukoshin si përfaqësues i LDK-së, ka mbetur ende çështje enigmatike, por në ato procese ai vazhdimisht ka deklaruar se përfaqëson LDK-në, ndonëse siç thamë LDK-ja kurrë nuk ia pa hairin. Natyrisht ishte një gjendje e shtendosur fare, prandaj ishin përpjekje dhe sakrifica për të gjetur një modalitet për të krijuar një Qeveri e cila do të vepronte në ekzil, andaj më 19 tetor 1991, delegatëte Kuvendit të Kosovës[11],të cilët ishin pjesë dhe nomenklaturë e sistemit komunist në Kosovë, d.m.th. të filtruar e kulluar në shtat filtra të atij sistemi, por fati historik iu ra hise që ta shpallin deklaratën e pavarësisë më 2 Korrik 1990[12] dhe të shpallin në Kaçanik edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, më  7 Shtator 1990[13],prandaj edhe ata ishin detyruar për të ikur nga Kosova. Pikërisht ajo pjesa që kishte arritur të emigronin në Kroaci dhe Slloveni, “u mblodhën në Kranj të Sllovenisë dhe zgjodhën qeverinë e re, pa e ditur se kush e përbënte atë qeveri”[14]!Por“më 19 tetor 1991, me vendim të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli: KK numër 25-01-10/91, Bujar Bukoshi zgjidhet “Kryetar i Qeverisë së Përkohshme të koalicionit të Republikës së Kosovës”, ndërsa Isa Mustafa me vendim: KK Numër 26-01-11/91, datë 19 tetor 1991, zgjidhet “anëtarë Qeverisë së Përkohshme të koalicionit të Republikës së Kosovës”[15]. Ndërkaq më vonë, “Isa Mustafa, në një mbledhje e mbajtur në Shtutgart të Gjermanisë është emëruar Ministër i Ekonomisë dhe i Financave në këtë qeveri, e cila u quajt Qeveria e 3%”[16];e në anën tjetërQeveria e Bujar Bukoshit, aq sa ka pasur ndikim pozitiv, po aq ka krijuar përçarje në diasporë dhe ka penguar shumë procese të cilat kanë ndodhur gjatë vitit 1990-1999, tamam sikur veprimet e Isa Mustafës edhe në ditët e sotme.

Pozitat e asaj kohe e Isa Mustafës ishte sforcuar, e kaluar e tij pothuajse ishte harruar, madje askush nuk guxonte të merrej me atë çështje pasi sloganin“armikun kryesor e kemi Serbinë”, ndërsa edhe shtypi Jugosllav në gjuhën shqipe, që kontrollohej nga Beogradi, nuk lejonte atëherë dhe nuk lejon as sot, që dikush të merrej seriozisht me defektet që i shoqëronin ato procese, veçmas askush nuk lejon të merren shkrimtarët, analistët dhe studiuesit me te edhe në të tashmen kaq të ngatërruar.

Pa dyshim, vetëm demagogjia shqiptare është për Libër të Guenniss-sit, sepse janë toleruar edhe kur justifikoheshin aventurat e Bukoshit dhe të Isa Mustafës, ndërsa në raport me LDK-në dhe dr. Ibrahim Rugovën vazhdimisht shpërfaqej arroganca e tyre shpërfillëse, por askush nuk ikritikonte si duhej ato veprime, se sa për t’i shkarkuar nuk mund të bëhej fjalë, ndërsa për një gjë jemi të sigurt se ajo arrogancë shpesh kapërfunduar edhe me likuidime dhe vrasje të çuditshme, e çuditërisht deri më sot, askush nuk i ka marrë në pyetje, se le më të nisin padi kundër Bujar Bukoshit dhe as kundër Isa Mustafës[17]. Tashmë po justifikohen nga aspekti shëndetësor i të dyve?! Ndërsa për tu bërë President i mundshëm i Kosovës, Isa Mustafa, vet është deklarua se qenka kokërr.

Isa Mustafa, gjatë atyre viteve për ngritjenë udhëheqje qeverisëse i duhej vetëm miratimi i Bujar Bukoshit, pasi ministrat tjerë, kryesisht ishin për rekuizitë, por si raporte dhe bëma mjaftë mirë dihen. Në këtë garë për pushtet dhe përgjegjësi udhëheqëse, Isa Mustafa, ishte caktuar edhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën “Dardania” në Tiranë, të cilën pas luftës e kanë shuar vet binomi Mustafa & Bukoshi, pa dhënë llogari dhe pa u marrë në pyetje nga prokurori i shtetit[18]. Në këtë përpjekje për kontroll absolut, Isa Mustafa, kuptohet në emër të qeverisë,kishte themeluar edhe Fondin e Trepërqindëshit, që e kemiapostrofuar edhe në shkrimet paraprake[19].

Siç e theksuam edhe më lartë, Qeveria e Republikës së Kosovës në Ekzil, sidomos për shkak të konflikteve, përçarjeve dhe veprimeve antidemokratike, më shumë është e njohur  si “Qeveria e binomit Bukoshi&Mustafa”[20], se sa Qeveria e Republikës së Kosovës. Selia e saj nuk ishte në Bon të Gjermanisë, ku do të duhej, por ishte vendosur në qytetin Ulm, jashtë syrit të njeriut dhe larg të gjitha ndikimeve diplomatike, por ashtu siç ishtekjo qeveri veproi deri në qershor të vitit 1999[21].

 

“Vendimi obligativ”, mban shifrën: Nr.7/91-1, të datës 26.04.1992, dhe është nënshkruar nga Kryetari i Qeverisë, Bujar Bukoshi, dhe nga Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Mr. Isa Mustafa[22].

Por, jo vetëm kaq, aferat e Qeverisë së Kosovës në Ekzil, janë të shumta dhe te pambarim. Fillimisht pasi bënë shtrirjen e Fondit të Trepërqindëshit, dhe sidomos pasi i tejkaluan skandalet që u krijuan me ndërrimin e Bankave, për njëmilion arsyet që mund ti dinë vetëm koniunkturat e sistemit komunist, por jo qytetarët dhe bashkatdhetarët. Themelimi  Institutit RIINVEST[23], ku Isa Mustafa ishte njëri nga aksionarët e tij, përkatësisht themelues, e bënë gjendjen të komplikuar pasi ai ishte azilant në Gjermani, dhe kishte një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, ndërsa skenari luhej kur Serbia i kishte mbyllur të gjitha shkollat dhe kishte ndërprerë financimin e mësimdhënësve. Ishin të gjitha koincidencë apo skenar dhe marrëveshje të Isa Mustafës me strukturat serbe në Beograd, është më mirë të merreshin institucionet e hetuesisë dhe prokurorisë se sa të shfaqeshin këso pikëpamje në opinion, por përpjekja e Isa Mustafës për tu bërë edhe President i Kosovës[24], pas gjitha skandaleve na detyron t’iu qasemi publikisht një morie aferash dhe dështimesh që lidhen me të dhe emrin e tij të cilat jo që kanë penguar por sikur e kanë fuqizuar për të shkatërruargjithë sistemin demokratik dhe shtetëror në Kosovë.Përveç sistemi arsimor që mbetej në mëshirën e tij, ishte sistemi shëndetësor etj. kurse për t’i dërguar parat tek mësimdhënësit, të zitë e ullirit e kanë hequr strukturat dhe aktivistët e LDK-së, të cilët më shumë kanë pasur sukses brenda Kosovës se sa nga Qeveria e udhëhequr nga binomi Bukoshi & Mustafa.

Skandali të tjera mbeten aferat e krijuara në raportin Presidencë dhe Qeveri, por në spikamë të shantazhimit mbetej institucioni i Presidentit dhe vet personaliteti i tij[25]. Udhëtimet, mospagesa e telefonit, internetit dhe gjërave elementare,madje deri tek pengesat në udhëtimet e dr. Ibrahim Rugovës drejt Amerikës si dhe kokëçarjet e aktivistëve të LDK-së nëpër Evropë e SHBSA për mospagesën e bujtjeve dhe të hoteleve ku qëndronte Ibrahim Rugova[26]. Nuk ka shtet dhe nuk ka vend në Evropë dhe Amerikë të mos ketë provuar këso vështirësish dr. Ibrahim Rugova të cilat lidhen kryekëput me emrin e Isa Mustafës. Nga kjo na duket sikur Lidhjes Demokratike nuk iu paskan duker  të mjaftueshme këto afera, por sollën Isa Mustafën, këshilltar të lartë edhe të Presidentit të Dytë, prof. dr. Fatmir Sejdiut, të cilit më pas, pikërisht lakun ia bëri Isa Mustafa, me klientelën që sot po tallen me LDK-në dhe Kosovën.

Vështirësitë dhe talljet e Isa Mustafës kanë qenë të vazhdueshme dhe të mëdha. Afera e njohur me Qendrën për Informim të Kosovës[27], mungesa e rrymës dhe internetit, shkëputja e telefonave etj., sikurse edhe konfliktet e shumta me Kryesinë e Qendrore të LDK-së në Prishtinë, nuk paskan mjaftuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës, por si duket më e fuqishme doli të jetë nëntoka e specializuar serbe, e cila do ta sjell Isa Mustafën në krye të LDK-së, për ta mbyllur përjetësisht Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), dhe askush të mos reagoj nga kryesia e LDK-së, prandaj kështu veproi për t’i shuar Isa Mustafa edhe të gjitha Aktivet e LDK-së anë e kënd Kosovës, sikurse për ta zbehur rolin dhe rëndësinë e Degëve të LDK-së në Diasporë.Por, për Degët e LDK-së në Diasporë, janë të kthjellëta qëndrimet përbuzëse dhe plotë arrogancë të Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës edhe në paraqitjet publike, nëpër demonstratat e shumta të cilat falë gjakëftohtsisë dhe maturisë së aktivistëve të LDK-së janë tejkaluar. Por kudo nëpër demonstratat që i organizonin Degët e LDK-së kanë hasur jo vetëm në shpërfilljen e strukturave udhëheqëse të LPK-së, por edhe në arrogancën e pashembullt të Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës, e cila mbetet një storje e zezë e atyre veprimeve.

Pastaj nëse gjërat shikohen me vëmendje, dhuna fizike, plagosjet dhe atentatet disa prej të cilave përfunduan me vrasje, kryesisht janë bërë kundër strukturave udhëheqëse të LDK-së, zinxhiri i të cilave u shtrideri në “Festën e Flamurit”, që mbanin shkrimtarët në Cyrih të Zvicrës, kundër të cilëveedhe tash klientela e Isa Mustafës i përqesh duke i sharë dhe atakuar me nivelin e tyre, të gjithë shkrimtarët, gazetarët po veçmas ata që i kundërshtojnë veprimet e tanishme të Isa Mustafës të cilat janë në koordinata të asaj kohe sepse edhe sot si kurrë më parë luftohet Elita Intelektuale të cilët ishin themelues të LDK-së. Ata përjashtohen më keq se në kohën e Rrahman Morinës, por tashti ndiqen e persekutohen medialisht edhe kryetarët e Degëve të LDK-së në Diasporë, të cilët përmes mercenarëve që tradhtuan luftën dhe paqen po shantazhohen për çdo ditë.Por duket si anakronike kur sabotuesit e luftës dhe skenaristët e atentateve janë sistemuar në strukturat e LDK-së, sidomos e dhembshme është fakti se janë sistemuar edhe kundërshtarët e dikurshëm të Ibrahim Rugovës, pa përjashtuar as Isa Mustafën i cili i tradhtoi proceset. Prandaj mund të themi se ai popull që nuk kishte përgjegjësi gjatë luftës, por ishte sabotator i saj, nuk është në gjendje dheas i përgjegjshëm për të ndërtuar paqe demokratike. Si duketkasta politike që udhëheqLDK-në, po veçmas kryetari i saj, është i gatshëm ta zhbëjë Pavarësinë e Kosovës, për t’ia ruajtur vetes pozitën e Presidentin në mënyrë që ti prolongoj hetimet sipas modelit kroat me ish-kryeministrin e tyre Sanader, sidomos halli i tij ka të bëjë me pasurinë marramendës që e kanë krijuar të bijtë me favoret,siç thuhet antiligjore, që ua paska krijuar ia ati,kryetar i LDK-së dhe pretendent për President?! Prandaj zvarrit e zvarritet marrëveshja për “Qeverinë KURTI”, në të cilën ky kuadër i specializuar në kohën e Rrahman Morinës, me sukses e implikoi edhe Kryesinë e LDK-së, por edhe Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie!

 

 

Vijon…

 

St. Gallen, 19.12.2019

[1] “Biografia” politike e Isa Mustafës, sipas Premton Gërvalles, Tema, 22 maj 2016;http://www.gazetatema.net/2016/05/22/biografia-politike-e-isa-mustafes-sipas-premton-gervalles/

[2]Karriera politike e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa gjatë regjimit komunist;“Albaniapress”, 15 dhjetor 2014; http://www.albaniapress.com/lajme/20704/Karriera-politike-e-kryetarit-te-LDK-se-Isa-Mustafa-gjate-regjimit-komunist.html

[3] Ky është profili i Kryeministrit në largim, Isa Mustafa!, Gazeta Blic, 2017;  https://gazetablic.com/ky-eshte-profili-kryeministrit-ne-largim-isa-mustafa/

[4]Sheradin Berisha: Fakte arkivore – në 38 vjetorin e demonstratave te pranverës se vitit 1981!, “Mekulipress”, 13 mars 2019, https://www.mekulipress.com/fakte-arkivore-ne-38-vjetorin-e-demonstratave-te-pranveres-se-vitit-1981/

[5] Po aty,  Sheradin Berisha: Fakte arkivore – në 38 vjetorin e demonstratave te pranverës se vitit 1981!, “Mekulipress”, 13 mars 2019, https://www.mekulipress.com/fakte-arkivore-ne-38-vjetorin-e-demonstratave-te-pranveres-se-vitit-1981/

[6] Po aty; Karriera politike e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa gjatë regjimit komunist; “Albaniapress”, 15 dhjetor 2014; http://www.albaniapress.com/lajme/20704/Karriera-politike-e-kryetarit-te-LDK-se-Isa-Mustafa-gjate-regjimit-komunist.html

[7]Shefqet Dibrani: “Presidenti i Kosovës, Isa Mustafa 1”, “Radio Kosova e Lirë”, 06.12.2019; https://www.radiokosovaelire.com/shefqet-dibrani-presidenti-i-kosoves-isa-mustafa-i/

[8]Ylber Lili: “Patriotizmi shqiptar”, gazeta Panorama, 20 janar 2012; http://www.panorama.com.al/patriotizmi-shqiptar/

[9]Mendjet e robëruara të ideologjisë titiste, fokusuar në RTK-në mercenare, (Koment redaksional i Radios-Kosova e lirë, 21/10/2012); https://www.radiokosovaelire.com/mendjet-e-roberuara-te-ideologjise-titiste-fokusuar-ne-rtk-ne-mercenare-koment-redaksional-i-radios-kosova-e-lire/

[10] Shefqet Dibrani: “DR. ISA MUSTAFA NUK E REFORMON LDK-në DHE AS NUK E PËRPARON KOSOVËN», libri «11 Minuta para orës ’00, ose mirazhi i suksesit të LDK-së», Prishtinë 2011, faqe 347-367.

[11]Fetah Berisha: “Sqarime të detajuara për të vërtetën e “përjashtimit” e Ukshin Hotit nga LDK-ja dhe për punën e shkëlqyer të degës së LDK-së në Rahovec”, gazeta “Bota Sot”, 13 korrik 2018;https://www.botasot.info/opinione/920483/sqarime-te-detajuara-per-te-verteten-e-perjashtimit-e-ukshin-hotit-nga-ldk-ja-dhe-per-punen-e-shkelqyer-te-deges-se-ldk-se-ne-rahovec/

[12] Wikipedia, Enciklopedia e lirë; 2 Korrik 1990; https://sq.wikipedia.org/wiki/2_korrik_1990

[13]Wikipedia, Enciklopedia e lirë; Kushtetuta e Kosovës; https://sq.wikipedia.org/wiki/Kushtetuta_e_Kosov%C3%ABs

[14]Sheradin Berisha: “Dorëheqja” e Isa Mustafës – ikja e tij me shokë nga Kosova dhe emërimi si Ministër i Ekonomisë dhe i Financave në qeverinë e 3%!

[15] Po aty; Sheradin Berisha: “Dorëheqja” e Isa Mustafës – ikja e tij me shokë nga Kosova dhe emërimi si Ministër i Ekonomisë dhe i Financave në qeverinë e 3%!

[16]Sheradin Berisha: “Dorëheqja” e Isa Mustafës – ikja e tij me shokë nga Kosova dhe emërimi si Ministër i Ekonomisë dhe i Financave në qeverinë e 3%!

[17]Nezir Fejza: Padi në EULEX ndaj Mustafës e Bukoshit për 3 përqindëshin; Lajmi.net, 03 qershor 2015; https://lajmi.net/fejza-padi-ne-eulex-ndaj-mustafes-e-bukoshit-per-3-perqindshin/

[18]Çfarë ndodhi me “Dardania Bank” në Tiranë, Zëri i Kosovës, 14 dhjetor 2012; https://zerikosoves.com/cfare-ndodhi-me-dardania-bank-ne-tirane/

– Kërkohet të zbardhet ku mbetën 50 milionë markat dhe Dardania Bankë, Fakte Plus, 06.04.2019; https://fakteplus.net/kerkohet-te-zbardhet-ku-mbeten-50-milione-markat-dhe-dardania-banke/

[19] Po aty, Nezir Fejza: Padi në EULEX ndaj Mustafës e Bukoshit për 3 përqindëshin; Lajmi.net, 03 qershor 2015; https://lajmi.net/fejza-padi-ne-eulex-ndaj-mustafes-e-bukoshit-per-3-perqindshin/

[20]Florim Zeqa: “LDK-ja e vogël, arenë e klaneve të mëdha, By voal.ch | June 19, 2017; https://www.voal.ch/ldk-ja-e-vogel-arene-e-klaneve-te-medha-nga-florim-zeqa/

[21] Po aty, Sheradin Berisha: “Dorëheqja” e Isa Mustafës – ikja e tij me shokë nga Kosova dhe emërimi si Ministër i Ekonomisë dhe i Financave në qeverinë e 3%!

[22] Po aty, Sheradin Berisha: “Dorëheqja” e Isa Mustafës – ikja e tij me shokë nga Kosova dhe emërimi si Ministër i Ekonomisë dhe i Financave në qeverinë e 3%!

[23] Shih: Instituti Riinvest 1995.

[24] “Isa Mustafa synon të bëhet President, pozitën e Kryeministrit t’ia japë Vetëvendosjes”, gazeta “Fakti Ditor”, 7 korrik 2019; http://www.faktiditor.ch/isa-mustafa-synon-te-behet-president-poziten-e-kryeministrit-tia-jape-vetevendosjes/

[25]Qendra për Informim e Kosovës (QIK), Prishtinë, shtator 1997. (Enver Maloku): Bashkë me Presidencën, Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës (së cilës i takon lokali dhe telefoni më i njohur në shqiptari 24 234 -të cilin më në fund e bllokuan Bukoshi e Shatri), Pen-Qendra Shqiptare, Kryesia e LDK-së, KomisionetParlamentare, QIK-u suflerët e kryeministrit e ministrit, është bllokuar edhepuna e disa institucioneve të tjera të rëndësishme me karakter republikannë Kosovë. http://www.forumishqiptar.com/printthread.php?t=122276&pp=20&page=3

– Po ashtu: http://fogforsale.wordpress.com/2009/11/09/b-bukoshi-dhe-imustafa-bllokonin-presidentin-rugova-ne-vitin-1997/

[26]Dr. Rexhep Gjergji dhe dr. Zejnullah Rrahmani: “PAVARËSINË E KOSOVËS A E MBRON MË KUSH?” «…Rrokullisja filloi kur Fatmir Sejdiu u bë kryetar i Kosovës me mashtrime. Ai, me arrogancën e një stalinisti rroku fshesën e spastrimit dhe ndau partinë në dysh. I humbi zgjedhjet, por bëri koalicionin me Thaçin dhe një natë para zgjedhjes së tyre e ndryshuan Kushtetutën. Gjykata kushtetuese e vlerësoi si shkelës të Kushtetutës dhe e detyroi të tërhiqej. Partinë ja morën miqtë e vet, me të cilët bashkë kishin bërë jetë prej sheikësh në Prishtinë dhe nëpër hotelet e botës “duke u angazhuar për çështjen e shtetbërjes”. Miku që ia mori partinë nukishte shquar për të mirë të Kosovës në vjeshtën e vitit 1988; madje as nëvitet ‟90,…» Prishtinë, 1 prill 2011 (Kosovapress). Marrë nga: http://www.kosovapress.com/ks/beta/?cid=1,8,124839, ose Sh. Dibrani: “11 MINUTA PARA ORËS ’00…”, faqe 12.

[27]Qendra për Informim e Kosovës (QIK), Prishtinë, shtator 1997. I pyetur (Enver Maloku), Ministria për Informim e Republikës së Kosovës, e ngarkuar për të siguruar informimin elementar dhe për të ndihmuar informimin, nuk mund ta shkatërrojë Qendrën për Informim të Kosovës, nëtë cilën krahas nesh në seli, janë të kyçur drejtpërdrejt mijëra veprimtarëanë mbanë Kosovës. Informimi për ata dhe për ne është jetë, është të jesh atë mos jesh.http://www.forumishqiptar.com/printthread.php?t=122276&pp=20&page=3Po ashtu: http://fogforsale.wordpress.com/2009/11/09/b-bukoshi-dhe-imustafa-bllokonin-presidentin-rugova-ne-vitin-1997/, ose Shefqet Dibrani: Libri “11 Minuta… faqe 74).