Majakovski ka patur një poezi për mbledhjet Ai shtynte dyer sallash dhe shihte brenda tyre ulur në karrike gjysma njerëzish.Aq shumë mbledhje bëheshin aherë në Rusi sa të shkretët njerëz të zyrave ndaheshin mëdysh për t’i ndjekur!
Sot në Tiranë nëpër salla gjithë dritë shoh njerëz të ndarë më katërsh mbi karrike!Vetëm dy copa kanë nga një vesh me kufje,dy të tjerat i mbajnë kufjet në vrimat e lira të trupit njëra prej të cilave është ajo që s’thuhet!
Majakovski në poezinë e tij bënte thirrje për një mbledhje që të zhdukte të gjitha mbledhjet por unë nuk e bëj dot një thirrje të tillë! Kam gjithë ata miq që marrin rrogën nëpër mbledhje! E rroga në këto kohë është egsistencë! Paguhem pa egsistoj!

















