Sot në Këshillin e Përhershëm, pas një pune të pakursyer përgatitore dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të Trojkës, Slovakia i dorëzoi zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë ????!
Ky moment shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO!
Për një vit me rradhë, Shqipëria do të jetë kryesuese e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, duke mbuluar gjithë hapësirën nga Vankuveri në Vladivostok!
Shqipëria gëzon kapacitetet e plota për të adresuar prioritetet e Kryesisë së saj në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme ?! (FB)