Në dimrin e ftoftë të vitit 1879 dallgët dhe stuhitë ekspansioniste iu kishin vërsulur trojeve shqiptare. Pushtuesve osman ju kishte filluar t’i u lëkundej dheu nën këmbë, ndërkaq Rusia Cariste e fuqizuar me fitoren ndaj ushtrisë osmane përpiqej ta shtonte ndikimin dhe influencën e saj në Gadishullin Ballkanik.
Sllavet e Ballkanit përfitonin duke zgjeruar territore në dëm të trevave shqiptare. Vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit ndikuan që shqiptarët te ngrehin zërin e tyre në mbrojtje të tokave shqiptarë që rezultuan me faktin që krerët me më zë të kohës të organizohen përmes Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Një nder nismëtarët kryesor të mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit ishte edhe Ali Pasheë Gucia, sëbashku me Jakup Ferrin. Këto dy figura historike të trevës tonë sëbashku me burrat më të mëdhenj të kombit morrën vendimet më me rendësi për fatin e kombit shqiptar në këtë periudhë plotë trazira të historisë duke hedhur poshtë vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit dhe duke ua “kthyer pushkën” edhe fuqive të mëdha.
Para 140 viteve në betejën e lavdishme të Nokshiqit ra heroikisht komandanti i forcave vullnetare mbrojtëse shqiptare Jakup Ferri bashkë me 800 bashkëluftëtarë dhe 600 te plagosur . Jakup Ferri me bashkëluftëtarë ra ne mbrojtje të shqiptarisë, duke arritur një nder fitoret më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar vetëm me forca vetanake të përbëra nga vullnetarët e ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, të armatosur, dobët të pajisur me armatim elementar por me vullnet të zjarret në mbrojtje të atdheut.
Atdhetatarizmi dhe dëshira e shqiptareve për ti mbrojtur tokat e stërgjyshërve nga copëtimi mposhten ushtrinë e rregulltë të okupuesve malazias të udhëhequr nga Mark Milani, e cila ishte mirë e organizuar, e armatosur dhe e pajisur me armë më moderne të kohës (topa, mitraloza, pushkë e revole) nga Rusia, e disa shtete të tjera Evropiane. Forcat vullnetare shqiptare nën komandën e Jakup Ferrit i shkaktuan humbje të mëdha në njerëz 2500 ushtarë të vrarë malazez dhe 1200 robër dhe teknikë ushtarake ushtrisë malazeze. Ne këtë përvjetor të përkujtimit të kësaj beteje mund të ndiejmë krenarinë tonë për sukseset dhe përkushtimin kohës të shqiptarëve të Plavë Gucisë por edhe përkrahjes së fuqishme të krerëve e vullnetarëve nga trevat e tjera shqiptare. Në këtë përvjetor mund të parashtrojmë pyetjen historianëve të sotëm, pse vallë ky përkujtim jubilar po ikën dhe asnjë organizim dhe përkujtim, as i intelektualëve në mënyra vetenake por edhe asnjë aktivitet nga shtetet tona për Luftën dhe betejën e Madhe të Nokshiqit, që edhe analistët e kohës e kishin vlerësuar si bazament të vetëdijesimit kombëtar të faktorit shqiptar për krijimin e shtetit shqiptar.
Kronisti i kohës i gazetës britanike The Guardien, Arthur Evans, në korrespodencat e asaj kohe dhe në librin e tij “Albanian Letters” pikërisht këtë luftë e kishte vlerësonte si një ndër hapat e par që shqiptarët i kishin ndërmar për të luftuar me qëllim të krijimit të shtetit të tyre nacional. Po ashtu me 2 maj te vitit 1880 gazeta “New York Times” kishte botuar një artikull për Plave Gucinë
Artikulli fillon kështu: ” Gucia dhe Plava janë përfolur shumë lidhur me marrëveshjen e çështjes së kufijve në mes të Malit të Zi dhe Portës. Në çdo qytet të Evropës këto dy qytete (Plava e Gucia) janë bërë temë e diskutimeve në qarqet diplomatike; emrat e tyre janë publikuar me qindra herë në çdo gazetë të rëndësishme botërore, dhe telegramet përmes Atlantikut kanë ardhur deri te ne….artikulli vazhdon.
Nëse para 140 vjetësh “Të gjitha kryeqendrat botërore ishin marrë me Plavën e Gucinë”, atëherë çka po bëjmë ne sot që ta ngrisim zërin për padrejtësitë e bëra në këto troje ?
Po ashtu në Muzeun Kombëtar në Tiranë ekziston flamuri kombëtar me i vjetri i ruajtur nën të cilin shqiptarët e të gjitha trojeve etnike kishin luftuar të bashkuar në këtë betejë, që është edhe një dëshmi bindëse se aty ishte luftuar për shtetin shqiptar dhe ishin mbrojtur kufijtë e Shqipërisë së natyrshme.
Ky përvjetor i 140 jubilar është moment i duhur për korrigjimin e gabimit historik për mosdekorimin deri më tash (përkundër premtimeve edhe nga Shqipëria edhe nga Kosova) të kryekomandantit ushtarak Jakup Ferri i cili me strategji të vetën ushtarake e trimëri të treguar në fushëbetejë ku edhe kishte flijuar jetën e vetë, dhe me arritjen e njërës nga fitorët më të lavdishme të popullit shqiptar e ka merituar të shpallet HERO I KOMBIT SHQIPTAR.
Në këtë datë të harruar, Plava e Gucia thërrasin në ndërgjegjen e përgjegjësve, si të historianëve, intelektualëve dhe të udhëheqësve të shteteve tona, sepse qe 140 vite rezistojmë thuajse të vetëm duke kulluar gjak nga plagët e tentimeve sllave për konvertim, të asimilimit, e plagët e rënda të mërgimit. Në këtë përvjetor u themi se heshtja është krim ndaj historisë së lavdishme të LUFTES SE NOKSHIQIT.
KUJTIM E LAVDI PËR JETË E MOT TRIMAVE TË NOKSHIQIT.
Esad GJONBALAJ
img: GUCIA dhe PLAVA NE “NEW YORK TIMES” 2 MAJ 1880