Njohja e historise dhe vlerave të një kombi  është sfida dhe dhurata më e madhe që cdo kush prej nesh  e ka për detyrë të bëjë për  vëndin e tij.Për më të vjetrit ,një amanet i të parëvë  për ta trashëguar sa autentik shpirtin e një populli ,ndërsa për të rinjtë një gjerdan i cmuar në formimin e unit të tyre.Edhe këtë  vit si një amanet,Forumi Imazh &Media u përcoll tek të gjithë. Një udhëtim në trevat shqiptare në takimet dhe prezantimet e përsonazheve të cilat do të rëndis më poshtë, ka qënë ushqimi më i mirë shpirtëror dhe intelektual që një i ri mund të marrë. Edhe këtë vit isha shumë me fat që isha pjesë ë kësaj maratone 100% Imazh Shqipërie dhe Medie e  Lirë që flet Shqip. Se në Tetovë e Shkup takimet ishin gjithmonë plot me bashkëatdhëtarë më shikim  të ndritshëm prej lotit të gëzimit. Sepse në Prizren e Prishtinë mikpritja dhë pyetjet deri në detaj për cdo libër e histori nuk mbaronin asnjëhërë .Se në Tiranë të gjithë të mbledhur sëbashku si  një ylber vlerash e traditash I thamë dhe një herë botës mbarë se Imazhi Shqiptar është si kurrë ndonjëhërë më I gjallë dhe I pavdekshëm .

Ne zgjodhëm edhe këtë vit Akademinë  e Shkencave në Tiranë për të sjellë takimin maratonë të vitit. Miq të përhershëm,të rinj kurioz me dëshirë për t’u informuar, të ftuarit dhe pjesmarrësit e mbërritur herët në Tiranë dhe media vizive dhe e shkruar gati për të nisur transmetimin direkt dukë i bërë jehonë minutë pas minutë Festivalit të XVII Imazh dhe Media .

Hymni Kombëtar është dhe mirëseardhja e Shqiptarisë për cdo event vlerash. Momentet kryesore të 17 festivaleve të Forumit Imazh&Media, pamje filmike të pa transmetuara ndonjëherë në  televizionet shqiptare të luftës së Kosovës me Betimin e UCK ishte një tjetër moment që u përcoll me mjaft emocion për rreth 1 orë tek të gjithë të pranishmit.

Si gjithmonë I zoti I shtëpisë , Av.Prof.Asoc.Dr Astrit Memia, Kryetari i Forumit Imazh&Media ,në fjalën e tij përshëndetëse me falenderime e përulje te vlerave mbarëshqiptare  hapi dhe mbrëmjen maratonë të këtij festivali.

Në fjalen e tij, përshëndetëse Kryetari i” Forumit Imazh & Media” dhe njekohësisht ideatori i Festivalit XVII” Ndërkombëtar” Imazhi Shqiptar”, Prof. Asoc. Dr. Astrit Memia, pasi i falenderoi të pranishmit, ndër të tjera theksoi, se sot, në botë ka rreth 5000 identitete etnike të reja prej mesit të shekullit XX e këtej. Prandaj institucioneve shtetërore e publike, si dhe shoqerisë civele u del për detyrë imediatë që të ruajnë e promovojnë Imazhin Shqiptar & Identitetin Kombëtar në epokën e Diplomacisë Transkulturore.

Dalja në tregun e ideve dhe të kuturës me brendin tonë unik në botë.

Epoka e globalizmit ka krijuar sfida të reja për kombin shqiptar, ashtu si për kombet e tjera. Për të pasur sukses në këtë epokë, kombi shqiptar duhet të kthehet tek vlerat e tij më të mira që ka pasur që nga pre-historia, si besa, beja, trimëria, familja, harmonia fetare dhe etnike, dhe mikpritja. Më e madhja ndër këto vlera që populli shqiptar i ka pasur ndër shekuj që nga koha e pellazgëve, është mikpritja sepse ajo shpreh edhe vlerat e tjera. Ajo ka të bëjë me vlerësimin e tjetrit qe gjithashtu do të thote vlerësim për vetveten. “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut”. Kjo vlerë e jashtëzakonshme ka mbijetuar deri në kohët tona, sepse ne kemi pasur edhe vend të bukur, edhe njerëz të mrekullueshëm. Por në kohët moderne politikanët dhe qeveritë kanë ndërhyrë në mënyrë negative sepse janë kujdesur thjeshtë për interesin e ngushtë personal. Dhe në këtë mënyrë, kjo vlerë e jashtëzakonshme është dëmtuar dhe ka sjellë pasoja të padëshirueshme. Shqiptarët sot largohen masivisht nga vendi i tyre dhe kërkojnë të jetojnë në vende të tjera për shkak të kësaj klime të keqe që kanë krijuar politikanët. Në fakt, politikanët edhe vetë i nxisin njerëzit të largohen, duke iu thënë se në vendet e tjera jeta është më e mirë. Është e lehtë t’u thuash njerëzve që të shkojnë në një vend tjetër më të mire dhe kështu ta shkatërrosh kombin. Është e vështirë që ta bësh vendin tënd të jetë më i mirë se të tjerët, që njerëzit të mos kenë dëshirë të shkojnë tjetërkund, dhe kështu ta bësh edhe kombin më të fortë.

Për ta rregulluar këtë situatë, shqiptarët duhet të kthehen tek vlerat e tyre më të mira për të mbijetuar si komb dhe për të ecur përpara, dhe jo të ndjekin anti-vlerat si një rrugë që ata mendojnë se mund t’iu sjellin ndonjë fitim. Vetëm me vlera ecet perpara, jo me anti-vlera. Kthimi te mikpritja tradicionale është një hap i parë i madh drejt ringritjes së popullit shqiptar dhe përmirësimit të jetës në vend. Mikpritja duhet së pari të ushtrohet nga shqiptarët për njëri-tjetrin. Duke vlerësuar vetveten në këtë mënyrë, ne do të jemi në gjendje pastaj edhe të tregojmë mikpritje akoma më të mirë edhe për të huajt. Asnjëra nga këto dy aspekte të mikpritjes nuk duhet nënvlerësuar sepse ato janë të lidhura, dhe e para do të ndikojë edhe tek e dyta. Të huajt nuk shikojnë vetëm se si i trajtojmë ne ata, por edhe si e trajtojmë njëri tjetrin. Vetëm duke u kthyer te mikpritja dhe duke ndryshuar politikat në këtë drejtim, ne do të vendosim një gur themeli për ringritjen e shoqërisë shqiptare dhe të kombit shqiptar në epokën e globalizmit.

Fillet e Festivalit u përqendruan në referatet e përfaqësuesve akademikë, studiuesve kotributorëve dhe mbështetësve të paqes dhe integrimeve rajonale euroatlantike. Bashkëjetesa etnike –vllaznore providencialo-hyjnore, unikale të kombi shqiptar drejt paqes universale pa kufinj e përtej kufinjve.

Tema e Konferencës Ndërkombëtare ishte ‘’Imazhi Shqiptar dhe Identiteti kombëtar në Diplomacinë Transkulturore. Fjalën e mori  Prof Zylyftar Bregu i cili ishte dhe moderatori i Konferencës.

Temat të cilat u diskutuan gjatë pjesës së parë të Festivalit të XVII Ndërkombëtar Imzh&Media ishin.

Tema e Konferencës Ndërkombëtare së sotme  është ‘’Imazhi Shqiptar dhe Identiteti kombëtar në Diplomacinë Transkulturore.

Referatin me temë ” Roli i Diplomacisë Parlamentare në promovimin e Imazhit Shqiptar & Identitetit Kombëtar, në Diplomacinë Transkulturore” e mbajti depputeti i Parlamentit të RK( prej 6 legjislaturash) zt. Armend Zemaj

Prof. Dr. Agim Nuhiu, Ministri i Maqedonisë së Veriut referoi temen: “Sfidat e sigurisë rajonale dhe transnacionale”.

Prof. Dr. Rubin Zemon, deputet ne Parlamentin e Maqedonise se Veriut, mbajti referatin me temë: ” Larmia e idetiteteve etnike, gjuhësore, kulturore e fetare në Ballkanin Perëndimor, vlerë në Diplomacinë Transkulturore”!

Referatin me temë: ” Marrëveshja e Ohrit & Prespës, avancin drejt integrimeve euro- altlantike, në Maqedoninë e Veriut, e referoi Prof. Dr. Milaim Fetai.

– ” Ruajtja e Imazhit Shqiptar e Identitetit Kombëtar, tek shqiptarët në Bullgari, Rumani, Ukrahinë, temë e cila u mbajt nga shkrimtari, publicisti  MSc Kurtesh Devaja.

Studiuesi Ndriçim Kulla, referoi mbi” Imazhin Shqiptar & Identitetin Kombëtar, në mendimin 2000 vjeçar shqiptar”.

“Imazhi Shqiptar & Indentiteti kulturor i Beratit në Diplomacinë Transkulturore”, referoi, Prof. Dr. Sazan Guri.

Profesor Milazim Maraj përgatiti referatin me temë: “LEGJENDA E KISHËS ORTODOKSE TË SUDENICËS (STUDENICËS) & verteta historike”. Kontributi i Dy shenjtorëve bashkëkohës për Imazhin e Shqipërisë & Identitetin Kombëtar.

SHËN GJON PALI i DYTË DHE SHËN TEREZA. Referoi publicisti, poeti e gazetari i Radio Vatikanit Engjëll KOLIQI: Studiues Edmond Vrapi, mbajti temen: ” Nënë Tereza nga hyjnore në njerëzore”.

Referatin etnokulturor” Gjirokastra- Universi i ngurtë në Malin e Gjërë, vlerë dhe kontribut në kulturën kombëtar dhe Diplomacinë Transkulturore”, e paraqiti Naxhi Kasoroho muzikolog ” Mjeshter i Madh”

Profesor, Skender Haklaj, “Mjeshtër i Madh” prezentoi temen:” Imazhi mbarëkombëtar në folklorin keoreografik.

Tema: ” Risi në vepren” Popujt e Alpeve” Ë. Obermiller, të sjellë në shqip nga studiuesit, çifti Frida Vokopola & Dr. Albert Gjoka, u prezentantua nga studiuesi Nazmi Selimi. “Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombetar, deformimi dhe e vërteta në rrafshin diakronik të historisë & albanologjise”, në veprat e të huajve të sjella në gjuhën shqipe nga çifti studues, Frida Vokopola & Dr. Albert Gjoka.

Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri Izrael, Prof.Dr. Petrit ZORBA mbajti referatin: ” Ruajtja e mbrojtja e hebrenjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore unikale te shqiptarët( Besa & Mikëpritja shqiptare).

Dhe kemi ardhur në pjesën e dytë të festivalit në atë më ceremonialen dhe të shumëpriturën. Ndarjen e trofeut Imazh dhe Media! “Statuja e Lirisë” Simbolikë të simbolike të Imazhit Shqiptar tashmë janë radhitur në pritje të personazheve të merituar.

1-Imazhi Shqiptar i Politikanit të ri vizionar Prof.Dr.Agim Nuhiu

Motivacioni: Për imazhin dhe kontributin e dhënë në promovimin e paqes ,prosperitetit e stabilitetit bashkëjetesës etnike fetare gjuhësore, kulturore e integruese në Ballkanin Perëndimor.

Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë pas vdekjes Kolonel Tahir Zemaj.

Motivacioni: Për kontributin e vecantë si komandant të dhënë gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998 -1999

Imazhi Shqiptar I Luftëtarit Të lirisë Major Ramabaja

Motivacioni: Për kontributin e vecantë si komandant të dhënë gjatë luftës së Kosovës 1998-1999

 Imazhi Shqiptar I Luftëtarit Të lirisë Brigadat 134 e 131.

Motivacioni: Për kontributin e vecantë si njësi operative të dhënë gjatë luftës së Kosovës 1998-1999

Imazhi Shqiptar i mirëqeverisjes, ish Ministri e deputeti zotëri Gëzim Hajdinaga.

Motivacioni: Për kontributin në ruajtjen e trashëgimnisë kulturore në avancimin e pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në kontributin e dhënë në forcimin e marrdhënieve mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Gëzim Hajdinaga ish ministër në dy mandate në qeverinë e Malit të Zi dhe ish kryetar i Bashkisë (Komunës) së Ulqinit.

Imazhi Shqiptar në studimet e huaja historike, studiuesve Frida Vokopola Gjoka dhe Dr Albert Gjoka.

Motivacioni: Për kontributin e dhënë në imazhin dhe në performancën e studimeve të huaja historike,në rrafshin diakronik. Kontributorë dhe ambasadorë të paqes prosperitetit e dhe stabilitetit,baskëjetesës etnike dhe fetare gjuhësore kulturore në ballkanin Perëndimor.

Imazhi Shqiptar në Diplomacinë Preventive Prof.Doc.Deputet Rubin Zemon.

Motivacioni: Për kontributin e dhënë në imazhin dhe në performancën prej një humanisti të vërtetë, në mbarë etnitë Ballkanike. Kontributor dhe ambasador I paqes, prosperitetit dhe stabilitetit, bashkëjetesës etnike fetare,gjuhësore dhe kulturore në Ballkanin Perëndimor.

Imazhi Shqiptar I mikpritjes pas vdekjes Kristo Kristidhi (pas vdekjes)

Motivacioni: Për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe në mbrojtjen e hebrejve gjatë luftes së dyte botërore.

Imazhi Shqiptar në Studimet Historike Prof.Dr. Jahja Dancolli.

Motivacioni:Për kontributin e dhënë në hulumtimin e studimeve historike në rrafshin diakronik.

Imazhi Shqiptar në Sport Ekipi Kombëtar I Republikës së Kosovës

Motivacioni:Për kontributin e dhënë dhe Imazhin në Sport. Ambasadorët më të mirë të imazhit të Kosovës.

Emocion, kënaqësi dhe nder ti dorëzoj trofeun e vitit në sport, ekipit përfaqësues të futbollit Kosova, dhënë nga Forumi “Imazh&Media”. Për dardanët këtë trofe e mori anëtari KE në FFK, Mirsad Çollaku, i cili u shpreh me shume m mirënjohje Kryetarit të këtij forumi Astrit Memia, që besoj në zgjedhjen time.

Imazhi Shqiptar në Miqësinë  Shqiptaro-Zviceriane, Zt. Felix Baumgartner.

Motivacioni: Për kontributin e dhënë dhe arritjet në integrimin e shqiptarëve në Zvicër. Ka promovuar Imazhin Shqiptar në Zvicër dhe ka mbështetur shtetet Shqiptare në opinionin ndërkombëtar.

Imazhi Shqiptar në Art Kcimi I Tropojës me kryetar Profesor Skënder Haklaj

Motivacioni: Për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe promovimin  trashëgimnisë kulturore,Imazhit shqiptar dhe Identitetit kombëtar.

Imazhi Shqiptar ne Botimet Ndërkombëtare, Shtëpia Botuese Fast Print  me drejtuese Semi Haxhiu

Motivacioni: Për kontributin e dhënë ne botimin e veprave të imazhit Shqiptar dhe identitetit Shqiptar.

Imazhi Shqiptar I Artistit të ri Blerim Hasani( Arti skenik  e aktrim)

Motivacioni:Për kontributin e dhënë në aktrimin dhe promovimin e Imazhit Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Një mbrëmje mjaft emocionuese, më bësoni. E gjendur edhe një vit mes personazhesh dhe vlerave të gjalla që i kanë shërbyer mbarë shqiptarisë u ndjeva mjaft mirë dhe mjaft krenare që me të voglën mundësi i shërbeva vlerave të vendit tim. Mbrëmja u mbyll me shtrëngime duarsh dhe fotografi të pjesëmarrësve për të shënuar në aparatet e tyre  emocionet e Festivalit të XVII të Forumit Imazh&Media.

Leonora Memia

Zëdhënësja e Forumit Imazh&Media