Ballina Muzikë Cila është kënga shqiptare për fëmijë që ka 208 milionë shikime në...

Cila është kënga shqiptare për fëmijë që ka 208 milionë shikime në Youtube?

Ajo mbetet një këngë legjendare dhe një emocion me të cilin janë rritur ndoshta shumica e fëmijëe shqiptarë.

Qysh në vegjëli na e kanë kënduar dhe e kemi dëgjuar, ndërsa jemi rritur duke mësuar vargjet e saj.

Kënga “Qingji i vogël”, në versionin e Pëllumb Hajdarit, sot numëron rreth 208 milionë shikime në Youtube, duke shënuar kësisoj rekord për një këngë që i kushtohet fëmijëve, dhe është në gjuhën shqipe.

Kënga e publikuar në Youtube në vitin 2011-të është e famshme, ndërsa Pëllumbi sot është djalë i rritur i cili e sheh veten me nostalgji në këtë video interesante e cila na kujtohet të gjithëve.

Edhe versione të tjera të këngës në fjalë ekzistojnë por kjo duket sikur ka kapur më shumë zemrat e prindërve dhe fëmijëve shqiptarë kudo.