Ballina Shëndet Pse gjithmonë keni hapësirë edhe për ëmbëlsirë pavarësisht se jeni ngopur me...

Pse gjithmonë keni hapësirë edhe për ëmbëlsirë pavarësisht se jeni ngopur me ushqim?

Duket se gjithmonë kemi hapësirë ta hamë edhe tortën, edhe atëherë kur jemi të ngopur. Për këtë, shkenca ka një shpjegim.

Ky fenomen quhet edhe si “lukthi i tortës” dhe nuk është gjë e rrallë.

Sipas profesorit Russell Keast, ka një arsye e cila mund të shpjegohet me ndihmën e shkencës.

Hulumtuesi ka treguar se kjo ngopje është specifike. Normalisht ne e përjetojmë atë kur e hamë të njëjtin ushqim derisa të ngopemi dhe senzorët tonë na thonë se duam diçka ndryshe.

Ndoshta e keni pasur këtë ndjenjë pasi keni ngrënë ushqime me kripë dhe trupi ju ka thënë se dëshironi të hani diçka të ëmbël.

Pra, kështu na thonë senzorët tonë.

Mërzia është shpeshherë nxitës për të ndryshuar diçka dhe i njëjti mekanizëm aplikohet edhe tek ushqimi. Ndoshta jeni mërzitur duke ngrënë pulë dhe kur e shihni një ëmbëlsirë të shijshme, thjesht s’mund t’i rezistoni.

Pra, parimisht janë sinjale të ngopjes të cilat mund të ndalen kur e pritni një ushqim të ri – sikur pas shujtës kryesore që e prisni ëmbëlsirën.