Represioni kundër shqiptarëve ishte bërë i zakonshëm. Kështu i kishte ndodhur Kamerit dhe vëllezërve të tij nga familja e madhe e me tradita të moçme, Nurçaj nga Kashica. Pas shumë përndjekjeve, ishin shtrënguar të merrnin rrugën e mërgimit. Me punë të palodhur, mall për vendlindjen dhe dinjitet për popullin, kishin zgjatur dorën e mirësisë drejt atdheut të tyre të shumëvuajtur. Reprezaljet e pushtetit okupues serb kishin bërë që rinia e mbarë populli të organizonin rezistencën, në fillim paqësore, por, me kalimin e kohës ishte organizuar qëndresa e armatosur kundër reprezaljeve, burgosjeve dhe përndjekjeve të rinisë, me qëllimin e vetëm; zbrazjen e Dardanisë nga shqiptarët autokton.

Në përpjekje për mbrojtjen e karvanëve shqiptare që forcat serbe i kishin urdhëruar ti braktisnin shtëpitë dhe atdheun e tyre, në lagjen Nurçaj në Kashicë, bien dëshmorë Demush Mavraj, Luan Krasniqi dhe Hamdi Çetta. Pastaj, në shenj zemërimi për rezistencën, hienat serbe përzgjedhin dhe i pushkatojnë para familjeve të tyre tetë burra, gjashtë nga familja Nurçaj: Imer Nurçaj, Arif Nurçaj, Magjun Nurçaj, Nexhmedin Nurçaj, Xhavit Nurçaj, Halil Nurçaj dhe Muharrem Turkaj e Xhevat Shabanaj. Menjëherë pas luftës, si në legjendë, Kameri kthehet në trojet e të parëve.

Punësohet në Shërbimin Korrektues të Kosovës duke i kaluar me sukses të shkëlqyer të gjitha provimet përkatëse dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me shokë e kolegë si Ramiz Berisha, Fadil Berisha, Nazmi Mavraj Kadri Mavraj, Avni Balaj, Berat Kabashi etj., e fillon punën me vullnet që ti shërbej shtetit dhe popullit. Me tu dhënë lajmi për tragjedinë e tërmetit në Durrës e rrethinë, Kameri hapi zemrën dhe dyert e shtëpive në Pejë për të pastrehët ku u strehuan dy familje Shqiptare. Një virtyte i çmuar, në familjen e gjerë Nurçaj, është respekti dhe krenaria për nënën, nusen e nderin e motrës. Duke e cilësuar të barabartë edhe vajzën sikurse djalin, të larguar nga mentaliteti patriarkal, Kameri dhe mbarë fisi i tij, me edukatë e moral të shkëlqyer, ua mundësojnë vajzave që të jenë të zonjat e vetës me studime, biznese e edukatore të shkëlqyera.

Një shembull burrërie, një dorë mirësie dhe një derë dhe oxhak tradite është familja e Kamer Nurçaj. Nuk e teproj nëse them se kjo familje fisnike, ishte, është dhe do të mbetët krenaria e Podgurit! Pas një tragjedie të tmerrshme e plot gjak, gjeti forcën, dinjitetin dhe shpirtbardhësinë që ta rimerr vetën duke u bërë shembull për mirëqenien e gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën e tyre.

Ndjehem krenar me ju! Ju lumtë!

 

Isa Maloku