Ballina Aktualitet Italia goditet nga stuhi shiu dhe dëbore

Italia goditet nga stuhi shiu dhe dëbore

epa08068835 People walk on the square in front of the Royal Palace of Turin during snow in Turin, Italy, 13 December 2019. According to weather forecast, heavy rains, gusts of wind and storms are expected in central Italy on the day. EPA-EFE/Alessandro Di Marco

Rikthehet moti i keq në Itali. Stuhia ‘Santa Lucia’ solli reshje të shumta shiu dhe dëborë duke bërë që pjesa më e madhe e shkollave të mbyllen.

Kryebashkiakja e Romës njoftoi se përveç shirave në kryeqytet, shtrëngatat dhe stuhitë e forta parashikohet të godasin edhe bregdetet. Erërat e forta që i kalonin 70 km/h si dhe reshjet e  dendura të shiut kanë pushtuar rajonet perëndimore. Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes.

Situatë e vështirë  paraqitet  edhe në rajonin e Kampanjës, ndërsa bora ka sjellë probleme në qarkullimin rrugor në Milano, Lacio dhe Napoli. Autoritetet në këto zona kanë nisur hedhjen e kripës për të shmangur aksidentet rrugore dhe kanë apeluar qytetarët të përdorin transportin publik.

Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile paralajmëroi se reshjet e shiut si dhe erërat e forta do godasin edhe zonat jugore dhe qëndrore të Italisë, ku më të goditurat duket se do të jenë Calabria dhe Puglia. Sipas autoriteteve, moti pritet të përmirësohet ditën e dielë.