Sipas më shumë se 4000 testeve të gjakut trupat tanë plaken në tre faza të ndryshme.
Studimi gjithashtu na konfirmon lidhjen mes plakjes dhe gjakut të njerëzve.
Gjetjet na ndihmojnë të kuptojmë rreth mënyrës sesi trupat tanë fillojnë të bien me moshën dhe se si sëmundje të caktuara të lidhura me moshën, përfshirë Alzheimerin ose sëmundjet kardiovaskulare, mund të adresohen më mirë.
Sipas studimit ndryshimet në nivelin e proteinave të shumta që migrojnë nga indet e trupit në gjak, jo vetëm që karakterizojnë, por mundësisht shkaktojnë, dukurinë e plakjes.
Hulumtuesit analizuan plazmën tek 4.263 persona të moshës 18-95 vjeç.
“Proteinat janë ‘punëtore’ të qelizave përbërëse të trupit dhe kur nivelet e tyre relative pësojnë ndryshime thelbësore, do të thotë që edhe ju keni ndryshuar,”- tha autori i studimit Tony Wyss-Coray, profesor i shkencave neurologjike. “Duke vëzhguar mijëra prej tyre në plazmë marrin një pamje të asaj se çfarë ndodh në trup.”
Ndërsa nivelet e proteinave shpesh mbeten relativisht konstante, studiuesit zbuluan se ndryshimet e mëdha ndodhin rreth moshës së re 34-vjeçare, moshës së mesme 60-vjeçare dhe moshës vjetër 78-vjeçare.
Pse dhe si ndodh kjo nuk është e qartë, por nëse proteinat do gjurmohen në burimet e tyre, ata do i japin mundësinë një mjeku t’ju paralajmërojë se mëlçia juaj po plaket më shpejt se mesatarja.