Një shëtitje në botën më të gëzueshme se kurrë, që tregon shpirtin e traditave lokale. Nga sheshet kryesore nëpër botë deri tek oborri i Mbretëreshës Elisabetta, në kështjellën Windsor
Nëse shihni pemët e Krishtlindjeve më të bukura në botë, ju mund të kuptoni shumë mbi atë vend dhe kulturën e tij. Ka pemë tradicionale, të tjera që bëjnë bujë. Një udhëtim nga Shtëpia e Bardhë në Uashington tek Kështjella Windsor në oborrin e Mbretëreshës Elisabetta, por ky është mbi të gjitha një udhëtim nëpër sheshet kryesore nëpër botë.
Ka pemë të zbukuruara me drita (më të qëndrueshme) dhe të tjera që kanë lindur nga puna e artistëve krijues; për shembull në Ullapool, një vend në Skoci, ku pema është ndërtuar duke vendosur gjeometrikisht qindra rrjeta për të peshkuar gaforre dhe karkaleca, e cila është një traditë e vendit.
Në Palm Spring në Florida, pema e madhe e Krishtlindjeve është bërë vetëm me rërë, duke të sjellë ndër mend rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit.
Milano
Pema e re ekologjike dhe teknologjike e Krishtlindjeve në Piazza Duomo në Milano.
Pragë
Pema në Sheshin e Qytetit të Vjetër në Pragë, Republika Çeke
Vilnius
Pema skenografike me drita përpara Katedrales e Vilnius në Lituani.
Romë
Pema në Piazza Venecia në Romë quhet ende Spelaçhio, por prej saj veç emri ka mbetur.
Palm Beach
Quhet “Sandi” pema e Krishtlindjeve, 35 këmbë e gjatë dhe 700 tonë në West Palm Beach në Florida. Ajo është pjesë e Holiday in Paradise, një fushatë që synon të sjellë ndërgjegjësim për plazhe dhe oqeane më të pastër dhe më shumë vëmendje ndaj përpjekjeve për të mbrojtur burimet natyrore në Florida.
New York City
Pema e Krishtlindjeve shumëngjyrëshe në Rockfeller Center në New York City
Windsor
Anëtarët e oborrit të Royal Collection Trust ndërkohë që vënë zbukurimet e fundit në Pemën e Krishtlindjeve 15 këmbë në sallonin Crimson në Kështjellën Windsor në Bershire.
Ullapool
Gordon Wink ndodhet nën Pemën e Krishtlindjeve 16 këmbë e gjatë në Portin e Ullapool, Skoci. Përbëhet nga 340 rrjeta peshkimi për të kapur karkaleca dhe gaforre.
Betleheme
Pema në Manger Square pranë Kishës së Lindjes, e cilësuar si vendi i lindjes së Jesu Krishtit në qytetin e Betlehemit në Palestinë.
Qyteti i Vatikanit
Pema në Sheshin Shën Pjetri, në Vatikan
Torino
Pema e Krishtlindjeve në Torino në Piazza San Carlo
Moskë
Pema e Krishtlindjeve e lartë 20 metra dhe një tërësi pemësh sheshin “Manezhnaya” në Moskë. Dekorimi është pjesë e festivalit “Journey to Christmas”
Ankara
Milano
Pema Swarowsky në Galerinë Vittorio Emanuele II në Milano është e famshme – përbëhet nga mijëra kristale.
Berlin
Pema e Krishtlindjeve në Portën e Brandeburgut, Berlin, Gjemani,
Lisbona
Pema e madhe e Krishtlindjeve në “Praca do Comercio” në Lisbonë, Portugali.
Uashington
Zbukurimet për Krishtlindje në Shtëpinë e Bardhë.
Nju Jork
Pema e Krishtlindjeve Macy, pjesë e paradës së përvitshme (e 93-ta) të Ditës së Falënderimeve në Nju Jork. Është një pemë e gjallë (e animuar me fëmijë) dhe muzikore (me fëmijët që këndojnë)
Foto: Getty Images
Strasburg
Pema e Krishtlindjeve në tregun kryesor të Krishtlindjeve në Strasburg, Francë