Një stuhi e fortë për një orë ka shkaktuar përmbytje dhe duke lënë pa energji elektrike mijëra shtëpi në Brisbane, Australi.

Më shumë se 100 mm shi ra në më pak se një orë në kryeqytetin e Queensland mbrëmjen e së mërkurës.

Brisbane regjistroi një nga reshjet më të larta të saj 24-orëshe në dy dekada.

Instituti i Meteorologjisë e përshkroi motin e egër si një stuhi shumë të rrezikshme me reshje jashtëzakonisht të forta, me deri në 3.000 goditje rrufeje të regjistruara në jug-lindje.

Pothuajse 2,000 shtëpi mbetën pa energji gjatë gjithë stuhisë, ndërsa po ashtu disa fluturime u anuluan, raporton Daily Mail Australia.