Kantautori i mirënjohur Ed Sheeran është vlerësuar si artisti i dekadës në Britaninë e Madhe nga Kompanisë zyrtare “Charts”.
Artisti ka publikuar gjatë viteve 2010-2019 rreth 12 këngë single dhe albume, më shumë se çdo artist tjetër, duke qëndruar për 79 javë në vend të parë në klasifikimet muzikore, gjatë kësaj periudhe.
Kënga “Shape Of You” është një nga hitet e 2010, duke u renditur në vend të parë për 14 javë në top listat botërore, me 4.5 milionë kopje të shitura.
Ky hit është një nga tre këngët që klasifikohen në listën e dekadës bashkë me “Thinking Out Loud” në vend të tretë dhe “Perfect” në vend të pestë.
Vetë kantautori që vlerësohet si një yll i muzikës botërore është shprehur shumë i lumtur për këtë arritje dhe ka falënderuar fansat e tij.
“Faleminderit të gjithëve ju që më keni mbështetur në këto 10 vite, veçanërisht fansave të mi të mrekullueshëm,”- u shpreh ai.
Këngët e Ed Sheeran janë transmetuar 4.6 miliardë herë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Në grafikun e albumeve, X është në vendin e tretë, pasuar nga Divide në vend të katërt.