Nëse LDK-ja do ta kushtëzoj VV për postin e presidentit të cilën do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në Librin e Rekordeve Guinness
Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet ta dij se Kosovës nuk i duhet një president të cilin e ka kapur damllaja. Sëmundja nuk i ka ardhur pse ne kemi dëshirë ose e kemi mallkuar, Zoti ashtu e ka bërë emër. Sëmundjen secilit ia cakton Zoti, por Robi i Zotit synon ta varros Kosovën për interesa personale, për ta mbyllë karrierën në cilësinë e Presidentit. Nga kjo logjikë shihet se për Isa Mustafa, Kosova është plaçkë për ta zbukuruar ai karrierën e vet. Por duhet ta themi troç se Kosovës nuk i duhet një President me sklerozë komuniste në tru. Këtë nuk e duron as Robi por nuk e thotë as Zoti. Kosovës nuk i duhet një President me të kaluar kaq të përfolur, kaq kriminale dhe vazhdimisht të dështuar. Aq më keq, në rrethanat që gjendet Kosova, vendit tonë nuk i duhet një President që ka probleme kaq të mëdha shëndetësore, siç thuhet një President që ka njërën këmbë në varrë e tjetrën mbi varrë. Me një fjalë Kosova nuk ka kapacitete për t’ia shëruar komplekset Isa Mustafës.
Në gjendjen çfarë ndodhet Kosova, edhe me fajin e Isa Mustafës, vendit tonë i duhet një President Unifikues i cili duhet të vjen nga Elita Akademike e Kosovës, e jo në asnjë mënyrë nga bijtë dhe strukturat e LKJ-së, madje as nga Kolegjit RIINVEST, prandaj e ka si obligim përfaqësuesja e “Listës për Shpëtimin e Isës”, të tregoj në cilat ingranazhe ka rënë?! Ajo mjaft ka simuluar dije e reforma, të cilat nuk i bëri as në vitet 2015-2017, prandaj tani s’ka nevojë të këlthas rroftë Amerika, pasi këtë shkollarë e shkollare, Amerika mirë e mbarë i ka shkolluar, por ADN-n nuk ua ka ndryshuar, prandaj edhe Brezi i Republikës mbeten shqiptar të cilët si po veprojnë duan ta futin Kosovën edhe në një paradokse skizofren, për tu regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness!
E kemi theksuar edhe në pjesën e parë se Isa Mustafa, më 8 dhjetor 1989, është betuar në Kushtetutën e Serbisë, përpara Rrahman Morinës, duke u emëruar Ministër në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës, që kontrollohej atëherë nga Sllobodan Millosheviqi.
Nga hulumtimet tona, shihet qartë se për Isa Mustafën, nuk kanë pas asnjë peshë demonstratat e atij viti, qofshin ato në pranverë dhe sidomos ato në vjeshtën e vonë. As vrasjet e shumta, as burgosjet, as dhuna serbe në Kosovë, Isa Mustafës nuk i ka bërë përshtypje dhuna serbe mbi shqiptarët e Kosovës: Si duket për të mjaftonte që ishte strukturë udhëheqëse e Rrahman Morinës([1]). Atij në atë kohë, fare nuk i bënin përshtypje deklaratat e Elitës Intelektuale, por ngarendte për ta shtypur “irredentizmin shqiptarë”, dhe pas karrierës politike në dëm të Kosovës.
A thua ky Brezi i Republikës që po i shkon pas, edhe pse të shkolluar në Amerikë dhe në Evropë, nuk ditkan gjë për të kaluarën e Isa Mustafës? A thua, kryekatundari i Llapit Agim Veliu dhe kryemaloku i Anamoravës Lutfi Haziri, as ata nuk ditkan gjë, nga e kaluara politike e Isa Mustafës?
Për fat të keq ata po shkatërrojnë LDK-në dhe bashkë me të edhe Kosovën. Çuditërisht edhe bartësja e “Listës Zgjedhore për shpëtimin e Isa Mustafës”, nuk ditka gjë për të kaluarën e shefit të saj, me të cilin siç u deklarua vet, nuk paska pasur kurrë keqkuptime, prandaj edhe ajo tani angazhohet se e ka mision, që bashkë me Lutën dhe futen e Llapit, Agim Veliun, pretendojnë për ta bërë President të Kosovës, njerin që e ka kap damlla, smundja dhe skleroza e pleqërisë. Tashmë duket se LDK-ja është shndërruar në një klinikë për rehabilitimin e dështakëve politik.
Tashmë i doli boja edhe kësaj pune, dhe vetëm tani e kuptuam pse LDK-ja nuk pranoi koalicion parazgjedhor me VETËVENDOSJEN?! Nuk ishte frika e votës, se atë e dinin se nuk do ta mundnin Albin Kurtin, por si duket janë obligimet e tyre karshi aleancave antiamerikane, dhe s’kanë pasur nevojë që menjëherë pas zgjedhjeve të nxitojnë për të shkuar me ngrënë “KEBAB” në Amerikë, as për të ngrënë “Dürüm” në Bruksel, sa për ta gënjyer VETËVENDOSJEN se qenkan faktor, as nuk i duhen LDK-së dhe Kosovës t’i sjellin grupet e dashnorët e tyre nga EPP-ja, se tashmë po shihet se është një skenar i keq sa për të bërë presion mediatik mbi VETËVENDOSJEN dhe mbi verdiktin e popullit.
Por le të kthehemi tek dhjetori i vitit 1989, atëherë kur Isa Mustafa dha betimin solemn, për ta “konstituar Këshillin Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës në krye me Jusuf Zenullahun. Pra më 8 dhjetor 1989, Isa Mustafa dhe anëtarët tjerë të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (shkurt. KEK), dhanë betimin solemn. Siç dihet, akti i betimit u bë para Kryetarit të Kuvendit të KSA të Kosovës, Gjorgje Bozhoviq, Kryetarit të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, Rrahman Morina, Kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës, Isen Kajdomçaj, Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Hysamedin Azemi dhe Kryetarit të KK LSPPK, Daut Jashanica”([2]).
Ndërsa Isa Mustafa, dhe të tjerët me këtë rast u betuan se do të angazhohen në luftimin e “nacinalizmit dhe seperatizmit shqiptar dhe kthimin e serbomalazezëve të shpërngulur nga Kosova” si dhe për zbatimin e Kushtetutës së Re të Republikës së Serbisë, e cila u finalizua më 28 mars 1989 në Beograd nga nomenklatura politike serbe në krye me Sllobodan Millosheviqin!”([3]).
Atëherë kur Kosova vlonte nga përpjekjet për ndryshime, atëherë kur soldateska serbe bënte terror mbi Kosovën, pikërisht në ato rrethana të ashpra, Isa Mustafa, ka qenë strukturë e sektorit serb në Kosovë, që kontrollohej nga Sllobodan Millosheviqi. Ndërsa vetëm dy javë më vonë, po në atë vit, pikërisht më 23 dhjetor 1989, Ibrahim Rugova bashkë me Elitën Intelektuale, (edhe përkundër kërcënimeve të Rrahman Morinës dhe të Isa Mustafës), themeluan LDK-në, prandaj lufta e egër kundër Elitës Intelektuale dhe kundër të gjithë themeluesve të LDK-së, që po zhvillohet viteve të fundit, burimin e ka në kursin e atëhershëm serb që përfaqësohej edhe nga Isa Mustafa.
Pa asnjë dilemë, atëherë kur u themelua LDK-ja, Isa Mustafa ishte në anën e regjimit serb, ishte ministër i kriminelit Sllobodan Millosheviq. Tash strukturat intelektuale nga Kolegji RIINVEST dhe Brezi i Republikës, që paskan siguruar diploma në Amerikë dhe nëpër Universitetet e Evropës, a janë të vetëdijshme se në kurthin e cilës politikë kanë rënë. Sa i përketë udhëheqsve nëpër Degë e komuna rurale të Kosovës, mjafton t’iu shikohen CV-të dhe do të qartësohet çdo dilemë, pasi atyre, diku 17 – 23 vjet, iu kanë zgjatur studimet, madje kurrë diplomë universiteti nuk do të kishte marrë, Agim Veliu dhe as Lutfi Haziri, po sikur Universiteti i Prishtinës të mos pushtohej, e të mos pushkatohej nga Komandantat, të cilëve ua pa sherrin Kosova. Madje me duar në xhepa, i këtij brezi për gradën “doktor”, është edhe vet Isa Mustafa.
Kosova dhe LDK-ja e ka brezin e Intelektualëve që themeluan LDK-në, por ata tashmë janë përjashtuar, janë linçuar, janë shantazhuar duke i futur në karantinë, pikërisht nga ky Brezi i Republikës dhe nga klientela e Kolegjit RIINVESTI, e kapërthurur me duar në xhepa në strukturat e LDK-së.
Pa dyshim, LDK-ja, duhet të dal nga amullia, të heq dorë nga megallamonia e skizofrenia e një teknokrati komunist dhe të mos i komplikojë poceset sepse shkuarja eventuale në zgjedhje të reja do të jetë fatale për ta dhe për LDK-në.
Vijon…
St. Gallen, 06.12.2019.
Fusnotat:
Fusnotat:
[1] Melihate Tërmkolli: “Tërmkolli për kryetarin Isa Mustafa: Ai është ministër i Rrahman Morinës”, Fishmedia.info: http://www.fishmedia.info/termkolli-per-kryetarin-isa-mustafa-ai-eshte-minister-i-rrahman-morines/
– “Tërmkolli e quan Isa Mustafën ministër të Rrahman Morinës”, Telegrafi.com, 03.08.2019: https://telegrafi.com/termkolli-e-quan-isa-mustafen-minister-te-rrahman-morines/
– Krahaso: Gazeta Express: A ka qenë Isa Mustafa Ministër i Rrahman Morinës? 16 Oct 2015: https://www.youtube.com/watch?v=eW36o3Oxa1o
2 “DJE DHANË DEKLARATËN SOLEMNE ANËTARËT E RINJ TË KEK. KËSHILLI EKZEKUTIV – ME PROGRAM TË DALJES NGA KRIZA”, Gazeta “Rilindja”, 9 dhjetor 1989. https://www.mekulipress.com/mbeturina-e-millosheviqit-president-i-kosoves-a-jemi-mire-ne-mend-apo-kolektivisht-jemi-cmend/
3 Sheradin Berisha: “Karriera politike e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa gjatë regjimit komunist”, 15 dhjetor, 2014. http://www.albaniapress.com/lajme/20704/Karriera-politike-e-kryetarit-te-LDK-se-Isa-Mustafa-gjate-regjimit-komunist.html
[1] Melihate Tërmkolli: “Tërmkolli për kryetarin Isa Mustafa: Ai është ministër i Rrahman Morinës”, Fishmedia.info:
http://www.fishmedia.info/termkolli-per-kryetarin-isa-mustafa-ai-eshte-minister-i-rrahman-morines/
– “Tërmkolli e quan Isa Mustafën ministër të Rrahman Morinës”, Telegrafi.com, 03.08.2019
– Krahaso: Gazeta Express: A ka qenë Isa Mustafa Ministër i Rrahman Morinës? 16 Oct 2015: https://www.youtube.com/watch?v=eW36o3Oxa1o
[2] “DJE DHANË DEKLARATËN SOLEMNE ANËTARËT E RINJ TË KEK. KËSHILLI EKZEKUTIV – ME PROGRAM TË DALJES NGA KRIZA”, Gazeta “Rilindja”, 9 dhjetor 1989. https://www.mekulipress.com/mbeturina-e-millosheviqit-president-i-kosoves-a-jemi-mire-ne-mend-apo-kolektivisht-jemi-cmend/
[3] Sheradin Berisha: “Karriera politike e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa gjatë regjimit komunist”, 15 dhjetor, 2014. http://www.albaniapress.com/lajme/20704/Karriera-politike-e-kryetarit-te-LDK-se-Isa-Mustafa-gjate-regjimit-komunist.html