Kryeministri Italian, Giuseppe Conte ka deklaruar se është e  pamendueshme që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu ofrua mundësia e nisjes së një rruge dialogu. Gjatë fjalës së tij në edicionin e 5-të konferencës “Mediterranean dialogues” të mbajtur në Romë, ai tha se Europa ka një përgjegjësi të veçantë pasi aktualisht është në lojë jo vetëm e ardhmja e rajonit, por dhe e ardhmja, stabiliteti i sigurisë së kontinentit të vjetër.

Conte: Europa ka një përgjegjësi të veçantë pasi aktualisht është në lojë jo vetëm e ardhmja e rajonit, por dhe e ardhmja, stabiliteti i sigurisë së kontinentit të vjetër.

Dua t’ju them duke pretenduar se sot NATO vështron me vëmendje sfidat që vijnë nga Jugu, siç u konfirmua në samitin e fundit të NATO-s në Londër, falë këmbënguljes italiane. E nga NATO na vjen dhe një tjetër tregues.

Në samitin e fundit rreth tavolinës së punës u ulën dhe përfaqësuesit e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. E unë shpresoj që dhe BE të kuptojë rëndësinë e përfshirjes strategjike me këto vende, te rolit strategjik të vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë dalje pikërisht në Mesdhe. E pra hyjnë në perspektivën e arsyetimit tonë. Është e pamendueshme që Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nuk iu ofrua mundësia e nisjes së një rruge dialogu me perspektivën e përfshirjes së tyre në BE.