Ballina Aktualitet Universiteti i Tiranës rinis procesin mësimor me 10 Dhjetor

Universiteti i Tiranës rinis procesin mësimor me 10 Dhjetor

Rektorati i Universiteti të Tiranës ka marrë vendimin për rinisjen e procesit mësimor ditën e hënë, 10 dhjetor 2019. Vendimi i publikuar këtë të premte mban firmën e rektorit Mynyr Koni.

Drejtuesit e njësive kryesore të UT urdhërohen të paraqesin propozime konkrete për zëvendësimin e ditëve që nuk u zhvilua mësim, për arsye të pasojave të shkaktuara nga tërmeti i dtaës 26 nëntor 2019.

Mësimi u ndërpre në të gjithë vendin pas tërmetit 6.4 ballë që goditi vendin tonë të martën e javës së kaluar.