Sizmiologia më e njohur në botë, dr. Lucy Jones, e cilësuar si ‘zonja e tërmeteve’, shkruan në rrjetet sociale se të tjera paslëkundje do të ketë me muaj, por që niveli do të shkojë gjithnjë e më shumë në rënie.
Postimi i saj i parë:
“Një tërmet i shkallës 6.4 sapo goditi Shqipërinë. Ka të ngjarë të ketë shkaktuar dëme dhe viktima. Goditja ishte pranë bregdetit, aty ka edhe disa qyteza, disa me ndërtesa të cenueshme. Lëkundje mjaft të forta në Tiranë.”
Më pas, Jones vijoi me një tjetër postim, duke shkruar se mund të variojë pjesë e lëkundjeve.
“Tërmeti shqiptar ka një sekuencë energjetike paslëkundjesh. Se sa lëkundje të tilla mund të prodhojë një tërmet, varion. Shqipëria është shumë normale, por një nga ato më aktivet.”
Shumë shqiptarë i shkruanin dhe e pyesnin, mirëpo Jones jep përgjigjen e fundit:
“Shqipëria duhet të presë paslëkundje për shumë muaj, por niveli do të shkojë në rënie. Ky tërmet është i ngjashëm në shkallë me atë të Northridge në Los Angeles në vitin 1994. Paslëkundja e fundit me shkallë 5 e këtij tërmeti ndodhi tre vjet pas tërmetit të madh.”