(1893 – 1977)
“TOKAT E MIJA JANË TOKA SHQIPTARE”
M U E J DHJETOR 2 0 1 9: K u j t o j m ë …
- ATDHETARI CAFO BEG ULQINI (Mustafa Osman Alibegu) U le në Ulqin në 1893 – Ka vdekë i Nderuem nga Populli i Shkodres, larg Familjes, me 25 Dhjetor 1977.
1940 Në krye të ma shumë se 5000 malsorëve të krahinave t’Ulqinit, Cafo Begu bashkë me Imzot Nikoll TUSHEN dhe Popin Ortodoks, shpallin autonominë e Ulqinit dhe të Tivarit, tue ngritë Flamurin e Kastriotit në kompanjelin e Kishës së Ulqinit. Per këte veper Atdhetare, Imz. Nikoll TUSHEN komunistët shqiptarë ua dorzojnë serbëve dhe ata e pushkatojnë me 4 Nandor 1946, bashkë me Popin Vaso FILIPI, Ali BEQIRIN dhe Lek MACIN. Cafo BEGU mbas 1944 ishte i mshefun tek Miku i vet Noc ZEFI.
NANDOR 1944 Rregjenti Cafo Beg Ulqini thonte: “Shërbimi i At Antonit për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton! At Anton Harapi asht kenë nji e nuk bahen dy!”
- Më thonte i Nderuemi Cafo Beg: “Kaq shumë kanë rrejtë komunistat, sa vërej tashti në 1974, tue lexue dokumentat historike të botueme në këta 30 vjet, e tham sinqerisht, nuk gjej asnjë fakt historik të shkruem pa falsifikime dhe shtrembnime, madje, as edhe vetë aktin e Pavarësisë së Shqipnisë në Vlonë me 28 Nandor 1912, até që kanë botue këta..!”
25 Dhjetor 1919 Kongresi i Durrësit vendosi formimin e Qeverisë së Perkohshme me kryetar Turhan Pasha. Delegacioni i kryesuem prej tij per në Konferencen e Paqës, kishte edhe Imzot Luigj Bumçin dhe At Gjergj Fishten, dhe të dy Klerikët patne kenë kundershtue nga qeveria italiane, per pikpamjet e Tyne Atdhetare.
24 Dhjetor 1898 U le Don Shtjefen KURTI, Arrestohet në 1946, bani 15 vjet burg dhe, u arrestue se kishte “Pagzue një fëmij…” Per këte u pushkatue në 1971…
27 Dhjetor 1899 U le Lasgush PORADECI, Shkrimtar Atdhetar.
2 Dhjetor 1906 u le At Daniel DAJANI S.J. dhe u pushkatue me grupin e Parë antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder, me 4 mars 1946…
Dhjetor 1906 U le Don Lec SAHATCIJA (1906 – 1986) Vdiq në burgun e Tiranës në vitin 1986. “Nuk pranoi me akuzue Imz. Frano GJININ.”
5 Dhjetor 1931 U le Nikolin MUZHANI, aktivist i së Djathtes së Bashkueme në Shkoder me Mentor QUKUN, Nikolin DESTANISHTEN, etj..,në fitoren e 1996.
14 Dhjetor 1933 U le në Shkoder muzikanti Mark KAFTALLI.
1 Dhjetor 1935 Shuguroet Meshtar Papa Josif MIHAJLI (1912 – 26 Tetor 1948).
1 Dhjetor 1928 U le Imz. Zef SIMONI (1928 – 2009) Ndihmes Ip. në Shkoder.
30 Dhjetor 1940 Vdiq Poeti Kombtar Shqiptar At Gjergj FISHTA O.F.M.
2 DHJETOR 1944 U le Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova (Vdiq 21 Janar 2006) Kujtimi i Tij do të jetë frymëzues përgjatë gjithë shekujve per Popullin Shqiptar!
2 Dhjetor 1945 Zgjedhjet e para të Frontit Demokratik pa asnjë grup ose parti kundershtare. Ky ishte hapi i parë i vendosjes Diktaturës sllavokomuniste në Shqipni.
31 Dhjetor 1945 Arrestohet At Daniel DaJANI dhe At Gjovani FAUSTI.
2 Dhjetor 1946 At Bernardin PALAJ mbytet në tortura me korrent elektrik…
4 Dhjetor 1946 arrestohet At Leon KABASHI dënohet dy herë, 12 vjet burg.
4 Dhjetor 1946 Arrestohet At Alfons ÇUNI, per armë të vume nga sigurimi..
6 Dhjetor 1946 Arrestohet Imz Jul BONATI (1874 – 1951), mbasi kthehet nga anglezët prej Italije, dhe dënohet me 5 vjet burg. Mbytet në çmendi.., në 1951.
10 Dhjetor 1946 Arrestohet At Sebastjan DEDA ( 1916 – 1984) Denohet 5 vjet.
11 Dhjetor 1946 Arrestohet At Aleks BAQLI ( 1916 – 1993) per armët në Kishë.
11Dhjetor1946 Arrestohen At Pal DODAJ, Don Tom LACA, Don Nikoll SHELQETI, At Gjon KARMA, At Mëhill MIRAJ, Don Ndoc SAHATÇIJA dhe Fra Zef PLLUMI. Akuzohen per futjen e armëve në Kishen e Fretenve nga vetë sigurimi.
20 Dhjetor 1946 Nxirren nga Kuvendi i tyne 60 Motrat Stigmatine të Shkodres.
19 Dhjetor 1947 Arrestohet At Anton LULI (1910 – 1998) Një klerik i njohun per qendrimin e Tij burrnor në hetuesi dhe nder kampet e shfarosjes komuniste.
28 Dhjetor 1947 At Çiprian NIKA dënohet me vdekje… Pushkatohet 1948.
28 Dhjetor 1947 At Pal DODAJ dënohet me vdekje, i kthehet dënim i perjetshem dhe ka vdekë me 5 Shtator 1951.., në spitalin e burgut të Shkodres.
5 Dhjetor 1948 Arrestohet Don Kolec PRENNUSHI (1902 – 1950) Lirohet mbas 11 muejsh në Nandorin 1949 “I pafajshem”, dhe vdes nga torturat me 2 Korrik 1950.
20 Dhjetor 1948 Arratiset At Daniel GJEÇAJ…Drejtues i Radio “Vatikanit”.
28 Dhjetor 1948 Arratiset Don Prek NDREVASHAJ.
29 Dhjetor 1948 Arratiset At Bernard SERREQI (1907 – 1977).
5 Dhjetor 1956 vdes At Nikoll DAJÇI (1875 – 1956) nga Dajçi i B.Bunës…
Dhjetor 1956 Vdes në Burgun Burrel Don Rrok FRISKU (1892 – 1956)…
24 Dhjetor 1963 Arrestohet Don Errnest TROSHANI (1928) Shugurohet Meshtar nga Imz. Errnesto ÇOBA. Arrestohet në Dhjetor 1963 Lirohet 1981.
Papa Françesku e Emnon Kardinal me 12 Nandor 2016, në Vatikan, Romë.
21 Dhjetor 1964 Vdes At Justin RROTA ( 1889 – 1964)Historian dhe letrar…
25 Dhjetor 1972 Papa PALI VI njofton në mbledhjen e Kardinalave, perpjekjet pa rezultat per Lirinë e Fesë në Shqipni…Kujtohet per Festimin e 500 vjetorit të Gjergj KASTRIOTIT – Skenderbeut, në Vatikan me Shqiptarët jashta Atdheut…
10 – 12 DHJETOR 1990 Nga frika e formimit të Partisë Demokristjane në 13 Nandor 1990 në Shkoder, diktatori hipokrit Ramiz Alia, formon Partinë Demokratike simbas porosisë së Katovicës, tue percaktue: “Pushteti politik do të jetë perjetsisht yni…”
Pergjegjen e meritueme Ramiz Alia e mori nga Rinia Shkodrane të nesermen…
13 Dhjetor 1990… Rrëxohet në Shkoder busti i diktatorit tiran E. Hoxha…
Arrestohen mjaft të rinjë dhe torturohen barbarisht, me pasoja të randa per gjithë jeten.
25 Dhjetor 1990 Kremtohet në mesnatë Mesha e Parë e Krishlindjes mbas 1967 në Rrmaji, nga Don Simon JUBANI… Marrin pjesë mbi 30.000 qytetarë Shkodranë…
- SHKODRA I KA PARAPRIJË TË GJITHA ZHVILLIMEVE DEMOKRATIKE !
Ju uroj me gjithë zemer Vitin e At Gjergj FISHTËS 2020 ! Autori.
Melbourne, 2 Dhjetor 2019.