VDEKJA ASHTE LINDJE
MURE DHE GURE
KURR NE MES SHQIPTAREVE SDO TE KETE
Nena shqiptare sot
Iku me frike nga Durresi,
Termeti ja kishte shkundur themelet
qe i kishte bere me djersen e ballit
dhe dashuri
Oh! E MARTJA E ZEZE
NUK MA FALE NJE QAST
PIKEN TIME TURISTIKE
KENAQESIT E MIA ENDERRAT E MIA
26 NENTOR
E PERGADITA PLISIN E BARDHE
TE VI NGA DURRESI ME VELLEZERIT E MI
ME JU TA FESTOJ
FESTEN E FLAMURIT
ME 28 NENTOR
FESTA IME
DITA E FLAMURIT
U SHENDERRUA NE PIKA TE LOTIT
DHE TRAGJEDI KOMBETARE
Per ju u fale
Edhe pensioni i zonjes nga peja me kancer
Per ju u falen te gjitha kullat e shkrumume nga serbet dikur
Tani jane shtepija e juaj
…
Nga nentoka
Po mundohem
Edhe nje guar me shpue
Te ja uroj festen e flamurit
…
Nena tjeter bertiste
Te lutem ushtria e Kosoves
Qe e para i ndegjon renkimet e mia
Mos me shpetoni
Dua te vdes afer vajzes sime
Mos me shpetoni
Duke u lutur
Mos te ka viktima me Ushtarit i ngrihet flamuri ne dore
Ne perpjekje per ta ngritu ne germadha
Nga zeri i burrit
Pasi te me shpetoni
Nga ky mur
Ku do te pime kafe ushtria e kosoves
Kembet e mia nuk po i ndiej me
Mesazhi i fundit
Nuk duhet te kete mur as guar ne mes te shqiptareve
Qka po priteni Ngriteni flamurin
Nena qe iku dje nga durresi
Ajo lindi sot para kohe
Te vellau i vogel ne kosove
Ne spitalin e pejes
Vajze e bukur qe do te rritet
Pa gur dhe mure ne mes nesh
Isa Maloku