Ballina Kulturë GJËMON SHPIRTI NËN GËRMADHA – Nga Tahir Bezhani

GJËMON SHPIRTI NËN GËRMADHA – Nga Tahir Bezhani

Loti e dhimbja nuk shkonin bashkë

Kompromis ndjenjash  të  djegura

Kur loti pushoi e dhimbja udhëtoi

Atje ku dridhej jeta,gërmadhave

Ditën  dridhëruese, kur gjëmonte  shpirti

Ofshante zemra  skutave të  tmerrit

Në fushën e pikëllimit sosej  frymëmarrja

Jeta ikte si në ëndërr trishtuese

Vdekjet  lidheshin përqafimeve të natës

Me duar  shtërnguar pëllumbat e shpresës

Të dashurën e jetës  pranguar n’andrra

Mëngjesi  i ngrirë  në  shkallë  Rihteri

I zi, deri në fundin e detit e tokës pafund…

 

Nën gërmadha piskamë shpresash

Edhe qeni lehte dhimbshëm,nuhaste jetën

Fuste këmbët , trupin  poshtë gurëve

Gërhamë në sosje,njerëz n’alivainosje

Në frymën e fundit fashiteshin

Pastaj lëpinte njeriun si puthje

Fliste i gëzuar në gjuhën e tij

Kishte shpëtuar një,dy,tre jete

Kërkonte të tjerë  papushuar

O Zot,a shikon,a ndjen?!..

 

Mes ditës e natës nuk dihet ku e ka fundin shpresa

Vajtimet ngjiteshin qiellit deri te yjet

Arkivolet vargohen varreve të larë në lotë

Dhimbja përvlon tmerrsisht secilin njeri

Flamujt në shtiza zi japin kushtrimin

Në çaste të vështira të gjithë jemi një

Kjo tokë nuk ka kufij

Në rend zemrash dhe gishtash bashkë…

 

Gjakovë,3 dhjetor,2019