Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor ka qenë të shumtë personazhet e njohur shqiptarë që janë sensibilizuar dhe kanë kontribuar me sa kishin mundësi.
Ndërsa Dua Lipa zgjodhi një mënyrë tjetër për të ndihmuar shqiptarët . Ajo tregoi se në bashkëpunim me miqtë e saj, Kujtim dhe Arben të ‘Bond Nyc’ do të krijonin materiale, të cilat do të shiteshin dhe të ardhurat do të shkonin të gjitha për këto familje.
Sot, këngëtarja ka nxjerrë në shitje një bluzë të krijuar posaçërisht për këtë kauzë. Bluza është një T-Shirt, ku shkruhet emri i Dua Lipës dhe një rreth i formuar me fjalët “Pray for Albania”. Dua u bën thirrje të gjithëve të kontribuojnë për ndërtimin e shtëpive duke blerë një bluzë që kushton 35 paund.
Gjithashtu këngëtarja me famë botërore tregon linkun ku mund të blihen dhe se dërgesat do të nisin në mesin e janarit. Porosite tani se është koleksion i limituar.