Sot është prezantuar edhe logoja dhe brendi kreativ i Festivalit Evropian të Këngës – Eurovision.
Festivali i cili do të mbahet në maj të vitit 2020-të, edicionin e radhës do ta festojë me sloganin ‘Open Up’ apo Hapu.
Festivali me dizajnin e ri të vitit do të festojë secilin shtet që merr pjesë në garë, dhe flamuri i secilit shtet është shkrirë në logon kryesore.
Edicioni i radhës do të jetë i 65-ti me radhë, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e 41 shteteve nga kontinenti, përfshirë edhe Shqipërinë.
Shqipëria merr pjesë në Eurovizion që nga viti 2004 ndërsa pozita e pestë në finale është më e mira deri sot për shqiptarët në këtë garë.
Eurovizioni 2020 do të mbahet në Roterdam, në Holandë.