Lionel Messi është mbreti i ri i futbollit. “Pleshti” argjentinas fiton trofeun e “Topit të Artë”, teksa triumfoi në mbrëmjen gala të “France Football”, duke u ngjitur në krye të podiumit pas 4 vitesh mungesë.
Për të arritur te ky trofe individual, Messi fitoi konkurencën me Virgil Van Dijk, Sadio Mane dhe Cristiano Ronaldo. Kjo është hera e gjashtë në karrierë që Messi fiton trofeun e “Topit të Artë”.