Presidenti Ilir Meta ka vendosur të thërrasë ditën e hënë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas tërmetit tragjik të së martës ku humbën jetën 51 qytetarë.

Ndonëse nuk ka ende një orar të përcaktuar, zyra e shtypit pranë kreut të shtetit sqaron se mbledhja do të jetë në varësi të situatës.

Gjendja në terren ku rezultojnë me dhjetëra pallate të rrënuara e të tjerë të dëmtuar ka bërë që në Shqipëri krahas ekspertëve vendas në terren janë bashkangjitur edhe profesionistë ndërkombëtarë që asistojnë me ekspertizën e tyre në të tilla ngjarje.

7 prej tyre amerikanë, të kryesuar nga këshilltari në këshillin bashkiak të Nju Jorkut Mark Gjonaj si dhe një përfaqësi e diasporës shqiptare në SHBA u takuan gjatë paradites me kreun e shtetit.

Në qendër të inspektimit, ata do të kenë të gjitha shkollat e zonës së prekur nga tërmeti dhe njëherazi vlerësimin e dëmtimeve të tyre.