Në Shqipërinë tonë vazhdojnë goditjet e pastërmetit edhe në ditën e sotme, me epiqendër në Durrës (Kepi i Rodonit e Ishëm) dhe në afri të Fushë-Krujës (në Bubq), të cilët janë ndjerë prej orës 12.20 e mesnatës e deri në 06.04 të mëngjezit të sotëm.

Tërmeti i parë i ditës së sotme, (sipas të dhënave të Shërbimit Sizmologjik Shqiptar) ai i orës 12 e 20 minuta e 40 sekonda ishte ma i lehti ndër të 5 tërmetet e sotme, i cili kishte epiqendren në Kepin e Rodonit në Durrës, me magnitudë prej 2.5 sipas shkallës Richter.
Tërmeti i dytë, i orës 12 e 54 minuta e 53 sekonda e kishte epiqendren në Ishëm të Durrësit me magnitudë prej 2.2 sipas shkallës Richter.
Tërmeti i tretë, i orës 01 e 19 minuta e 57 sekonda e kishte epiqendren në Bubq – afër Fushë-Krujës e Thumanës, me magnitudë prej 2.8 sipas shkallës Richter.
Tërmeti i katërt, i orës 04 e 57 minuta e 18 sekonda e kishte epiqendren në Ishëm të Durrësit, me magnitudë prej 2.4 sipas shkallës Richter.
Tërmeti i pestë, i orës 06 e 04 minuta e 19 sekonda e kishte epiqendren 2 km JP të fshatit Adriatik, Kepi i Rodonit në Durrës, me magnitudë prej 4.2 sipas shkallës Richter.
Tërmeti i gjashtë, i orës 06 e52 minuta e 57 sekonda e kishte epiqendren ne Detin Adriatik,, me magnitudë prej 3.4 sipas shkallës Richter.

Me sa duket këto pasgoditje të Tërmetit janë ma të lehta se ato të Nëntorit, po fillimi i Dhjetorit 2019 me tërmete të tilla kërkon që të gjithë të jemi të vëmendshëm në marrjen e masave ma të mundshme për mbrojtjen prej goditjeve të tij, për eliminimin e pasojave të shkaktuara nga tërmetet e mëparshme, të këtyre ditëve.

Tërmeti i Parë

Data: 01/12/2019
Ora: 00:20:40
M=2.5
Place: Kepi i Rodonit
41.58° N, 19.56° E
Thellësia: 6 KM

___________
Tërmeti i Dytë

Data: 01/12/2019
Ora: 00:54:53
M=2.2
Place: Ishem, Durres
41.54° N, 19.59° E
Thellësia: 27 KM
____________

Tërmeti i Tretë

Data: 01/12/2019
Ora: 01:19:57
M=2.8
Place: 2.5 km P Bubq, Fushe Kruje
41.47° N, 19.69° E
Thellësia: 23 KM
____________
Tërmeti i Katërt

Data: 01/12/2019
Ora: 04:57:18
M=2.4
Place: Ishem, Durres
41.55° N, 19.58° E
Thellësia: 35 KM
______________
Tërmeti i Pestë

Data: 01/12/2019
Ora: 06:04:19
M=4.2
Place: 2 km JP te fshatit Adriatik, Kepi i Rodonit
41.58° N, 19.59° E
Thellësia: 35 KM
__________

Tërmeti i Gjashtë

Data: 01/12/2019
Ora: 06:52:57
M=3.4
Place: Deti Adriatik
41.52° N, 19.32° E
Thellësia: 25 KM

Përgaditi: R. Lushaj