Ballina Bota Merkel do të vizitojë Aushvicin për herë të parë

Merkel do të vizitojë Aushvicin për herë të parë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë për herë të parë ish-kampin e përqendrimit në Aushvic, bëri të ditur zëdhënësja e saj.

Vizita do të zhvillohet të premten e ardhshme, përpara ceremonive përkujtimore me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të vdekjes.

Merkel do të jetë kancerlarja e tretë gjermane, pas Helmut Schmidtit dhe Helmut Kohlit, që do të udhëtojë drejt kampit që kanë ngritur nazistët – atëbotë në Poloninë e pushtuar.

Vizita e saj bëhet me ftesë të Fondacionit të Aushvicit, i cili shënon dhjetë vjet të themelimit.

Në prag të udhëtimit, Merkel dhe kryeministrat e 16 landeve gjermane pritet të konfirmojnë 60 milionë euro donacione për Fondacionin.

Pas vrasjes së një milion hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në periudhën 1940-1945, kampi është bërë simbol i gjenocidit të Adolf Hitlerit ndaj hebrenjve evropianë.

Mbi 100,000 njerëz atje po ashtu u zhdukën, përfshirë polakë johebrenj, romë, të burgosur sovjetikë të luftës dhe luftëtarë të rezistencës anti-naziste.