Pas tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, nuk janë ndalur ndihmat në drejtim të vendit tonë nga shumë shtete.

Ndihma e fundit ka ardhur nga shteti i Azarbajxhanit, ku Ministria e Punëve të Jashtme ka ndarë 500 mijë euro nga Fondi Rezervë i parave.

Sipas raportimeve të mediave të këtij shteti kabineti i Ministrave të Azerbajxhanit ka lëshuar një urdhër “Për shpërndarjen e burimeve Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit që kanë vuajtur nga fatkeqësia natyrore që ndodhi në Republikën shqiptare”.