Solidarizimi dhe humanizmi i shqiptarëve nga Kosova me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon me të madhe edhe sot.
Një mërgimtar nga Vitija është paraqitur në redaksinë e lajmi.net, duke ofruar shtëpinë e tij për katër deri në pesë familje shqiptare të prekura nga tërmeti.
“Ngushëllimet e mija për të vdekurit nga tërmeti në Durrës dhe rrethinë. Jam mërgimtar nga Kosova në Gjermani që 24 vite. Kam shtëpi në Kosovë, kam vend për 4-5 familje, e gjitha është komfort. Po ashtu të gjithë obligimet janë të mijat prej A-së deri në Zh. Zoti në bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Mund të strehohen më së paku një vit apo si të them kohë të pakufizuar. Jam nga fshati Ramnishtë e Vitisë”, është mesazhi i dërguar nga mërgimtari Xhezahir Zeneli.