Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndarë 100 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë pas tragjedisë që ndodhi ditën e martë si pasojë e tërmeteve.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi tha se vendimi për të ndarë 100 mijë euro është marrë më përkrahjen e gjithë menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve të KEK-ut.
KEK sot gjithashtu ka dërguar edhe ekipin e specializuar për intervenime emergjente (kërkim-shpëtim), të cilët po i dalin në ndihmë autoriteteve shqiptarë për nxjerrjen e viktimave nga gërmadhat e krijuara pas tërmetit.
Thaçi tha se kjo është më e pakta që mund të bëjmë si korporatë për t’u solidarizuar dhe për të ofruar përkrahjen për qytetarët që pësuan nga kjo tragjedi.
“Nga mëngjesi i ditës së martë jemi duke i përcjellë me shqetësime ngjarjet në Shqipëri. Ndjejmë keqardhje dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për viktimat”, ka thënë ai.