Tiranë më 27.11.2019

Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, e ka përcjellur me vëmendje të shtuar e dhimbje njerëzore situatën katastrofike që ka përfshirë zonat e dëmtuara nga tërmeti kryesisht i datës 26. 11. 2019, i cili ka prekur më së shumti Durrësin, Kënetën dhe Thumanën. Me këtë rast u përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta të gjithë atyre që patën rastin fatal dhe humbën të afërmit e tyre nën rrënojat e banesave të shembura nga ky tërmet katastrofik. Zoti u dhashtë forcë më e përballuar atë dhimbje të madhe që i ka pllakosur së bashku me fatkeqësinë e dëmtimeve të tjera.

Është ky moment që i sprovoi më kontributin e tyre të pakursyer ekipet e shpëtimit nga Shqipëria, Kosova e vendet e tjera mike të cilat po i gjenden vendit tonë në këtë fatkeqësi natyrore, të cilat kanë bërë dhe po bëjnë një punë heroike për shpëtimin e jetëve të njerëzve, por edhe nxjerrjen nga rrënojat të jetëve të humbura, për të pas mundësi që ato të përcillen për në banesën e tyre të fundit.

Edhe nga ana jonë i falenderojmë përzemërsisht ekipet e shpëtimit për punën e tyre heroike. Në kushtet e mundësive modeste që ka gjithsejcili prej nesh për të ndihmuar, Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, nën moton: “Njeriu për njeriun, për vëllezërit e motrat tona në nevojë, i mundshmi për të pamundshmin”, ofrojmë: Në emër të Bytyçasve të cilët janë me banim afër zonave të prekura nga tërmeti, por jo vetëm, ofrojnë gadishmërinë për të marrë në banesat e tyre dhe ambjentet e mundshme për strehim përgjatë gjithë kohës së emergjencës, familje që ka mbet e do mbesin në qiellin e haptë të këtij dimri katastrofik për ato zona. Po ashtu shprehim gadishmërinë për të dhuruar gjak për të gjithë njerëzit në nevojë.

Shoqata Mbarkombetarë “Bytyçi”, Tiranë-Prizren

Numra Kontakti: 0692134158/ 0685022188