Katër në pesë fëmijë të moshës 11 deri 17 vjeç në të gjithë botën nuk po bëjnë ushtrime fizike të mjaftueshme, sipas analizës së parë të këtij lloji.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se shëndeti i fëmijëve, zhvillimi i trurit dhe aftësitë e tyre sociale janë duke u dëmtuar.

Mosarritja e orës së rekomanduar në ditë stërvitje është një problem universal në vendet e pasura dhe të varfra.

Sipas studimit djemtë ishin më aktivë se vajzat në gati 146 vendet e studiuara, përveç katër prej tyre.

Çka llogaritet si ushtrim?

Çdo gjë që e bën zemrën të rrah më shpejt dhe mushkëritë marrin frymë më fort.

Mund të përfshijë:

vrapimin
çiklizëm
not
futboll
kërcim
gjimnastikë

Synimi është 60 minuta ushtrim i moderuar në ditë.