- Studimi i fundit i Eurostat zbuloi se europianët janë më të lumtur në krahasim me pesë vite më parë.
- Finlanda, Belgjika, Holanda dhe Austria janë shtetet më të lumtura të BE-së.
- Spanja ka përqindjen më të lartë të njerëzve që shprehen se janë të lumtur gjatë gjithë kohës.
- Letonia, Bullgaria dhe Kroacia janë në fund të renditjes, si shtetet më pak të lumtura.
A jeni të lumtur? Nëse po, a jeni më të lumtur sesa pesë vite më parë?
Sipas një studimi të fundit të kryer nga Eurostat, nëse ju do të jetonit në shtete si Finlanda, Belgjika, Holanda dhe Austria, atëherë përgjigjja juaj do të ishte “po”.
Pavarësisht, rritjes së populizmit, emigracionit, protestave dhe grindjeve të shumta ndërmjet partive politike në shtete të ndryshme, europianët janë rreth 2 % më të lumtur në krahasim me vitin 2013.
Sipas këtij studimi, europianët mbi 16 vjeç u shprehën se ishin të lumtur gjatë gjithë kohës, ndërsa 14 % u shprehën se ishin të lumtur shumicën e kohës.
Të anketuarve iu kërkua që të tregonin sesa të lumtur kishin qenë gjatë katër javëve të fundit, duke i kategorizuar në pesë kolona, gjatë gjithë kohës, shumicën e kohës, pjesërisht, shumë pak dhe aspak.
Finlanda, Belgjika, Holanda dhe Austria u renditën si 4 shtetet më të lumtura të Bashkimit Europian, ku shumica e banorëve të tyre u shprehën se ishin të lumtur gjatë gjithë kohës ose pjesën më të madhe të saj.
Edhe pse Spanja nuk u rendit në grupin e 4 shteteve më të lumtura në BE, 29 % e popullsisë së saj u shpreh se ishin të lumtur gjatë gjithë kohës ose shumicën saj.
Ndërsa në fund të kësaj renditjeje ishte Letonia, ku më pak se 1/3 e popullsisë u shprehën se ishin të lumtur gjatë gjithë kohës ose pjesën më të madhe të saj. Rreth 28 % e tyre u shprehën se shumë rrallë ishin ndier të lumtur dhe disa të tjerë u shprehën se kurrë nuk ishin ndier të lumtur.
Në fund të renditjes së bashku me Letoninë u renditën edhe Bullgaria dhe Kroacia.