Ekipi Tottenham Hotspur ka emëruar Jose Mourinhon si menaxher të ri të klubit, përmes një kontrate që skadon në fund të sezonit 2022-2023.
Portugezi, 56-vjeçar i është kthyer menaxhmentit për herë të parë pasi ishte shkarkuar nga e njëjta pozitë në ekipin Manchester United në muajin dhjetor.
“Në Josen, ne kemi një prej menaxherëve më të sukesesshëm në futboll”, ka thënë kryetari i ekipit, Daniel Levy përmes një deklarate.
“Ai ka shumë përvojë, mund të frymëzojë ekipet dhe ka taktika të mrekullueshme. Ai ka fituar respekt në secilin grup që ka drejtuar. Ne besojmë se ai do të sjellë energji”, është thënë mes tjerash në deklaratë.
Ekipi, Tottenham Hotspur aktualisht gjendet në pozitën e 14-të në Ligën kryesore angleze (Premier Legue), si bëhet klubi i tretë i kësaj Lige që do ta udhëheqë Mourinho.
“Jam i lumtur që do t’i bashkohem klubit me një trashgëimi të madhe dhe mbështetës kaq të zjarrtë”, ka thënë Mourinho.