Përbërësit:
300 gr qiqra
1,5 l lëng mishi
60 ml salcë domatesh
1 karrotë
1 selino
gjysmë qepe e bardhë
1 presh
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 degëza rozmarinë
2 gjethe dafine
kripë
piper i zi
Përgatitja:
Filloni me zierjen e lëngut të mishit. Nëse keni qiqra të freskëta, kini parasysh t’i lini ato një natë në ujë në mënyrë që të zbuten. Ndërkohë shpërlani mirë qiqrat, lërini mënjanë dhe filloni me pastrimin e preshit dhe selinosë.
Grijini më pas në rrathë të vegjël të imët, bashkë me qepën të cilën duhet ta prisni po ashtu imët. Në fund prisni dhe qëroni edhe karrotën dhe të gjithë perimet tuaja shtojini tek një tenxhere, spërkatur me vaj ulliri.
Për të ndihmuar perimet të gatuhen më mirë, shtoni edhe pak nga lëngu i ngrohtë të mishit që përgatitët më parë. Vazhdoni me zierjen përreth 10 minuta të tjera dhe më pas shtoni qiqrat që duhet të jenë të buta.
Lërini dhe ato të zihen për disa minuta e më pas shtoni gjethet e dafinës, dhe degëzat e rozmarinës pa i thërrmuar. Në mënyrë që të mund ti hiqni kollaj në fund. Përzieni pak qiqrat, shtoni përsëri pak lëng mishi dhe salcën e domateve, më pas mbuloni tenxheren me kapak. Lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 2 orë me rradhë duke i shtuar lëng mishi sipas dëshirës.
Në fund të përgatitjes hiqni me kujdes gjethet e dafinës dhe degët e rozmarinës. Shtoni kripë dhe piper dhe pjata është gati. Shëbejeni të ngrohtë, shoqëruar me pak bukë të thekur.