Përgjigja klasike për arsyen pse e keni kaq të vështirë të lini telefonin tuaj në shumicën e rasteve do të ishte – sepse jeni të varur nga ai.
Ju jeni mësuar të shpërqendroheni, si për shkak të dizajnit të këtyre pajisjeve dhe aplikacioneve, dhe efektit të dopaminës sa herë që merrni telefonin.
Sidoqoftë, shkenca ofron një shpjegim alternativë. A është e mundur që pajisjet tona mobile të na tërhiqen, jo pse jemi të varur, por pasi jemi duke u përpjekur të shmangim zërin në kokën tonë?
Për të kuptuar pse ka kuptim kjo “hipotezë e ikjes nga mendimet tuaja”, lexoni se çfarë thonë rezultatet e një studimi të fundit nga psikologu social Timothy Wilson në Universitetin e Virxhinias.
Ekipi i tij la një grup njerëzish në një dhomë, nga e cila ata larguan të gjitha gjërat që mund të merrnin vëmendjen: telefona, stilolapsa, letër, etj.
Subjektet më pas kaluan 15 minuta duke qëndruar vetëm me mendimet e tyre.
Ekipi i Wilson zbuloi se shumica e njerëzve në grup e vlerësuan këtë përvojë si të mërzitshme ose një përvojë që nuk e shijuan aspak.
Shkencëtarët atëherë prezantuan një kthesë të vogël për të gjithë situatën. Ata përsëritën të njëjtin eksperiment, duke lënë një pajisje në tryezë në dhomë që lejonte subjektet të “peshkonin” veten me një goditje mini-elektrike.
Për 27 për qind të grave dhe 67 për qind të burrave, fakti që ata duhej të qëndronin vetëm në dhomë me mendimet e tyre ishte aq e padurueshme sa vendosën të “godasin” veten me rrymë. Një burrë thuhet se e përsëriti atë 190 herë.
Rezultati shqetësues i këtij studimi është se shumica e njerëzve më mirë do të lëndonin veten sesa të liheshin vetëm me mendimet e tyre.