Myku mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Ai mund të gjendet në shtëpi ose në vendin tuaj të punës. Përveç problemeve shëndetësore, myku mund të shkatërrojë sipërfaqen ku rritet, mure, dysheme, tavane, mobilje, etj.
Myku rritet nga lëshimi i sporeve. Këto janë shumë të vogla për t’u parë me sy të lirë, kështu që për fat të keq ne i thithim ato në mushkëritë tona. Ne gjithashtu jemi në kontakt me mykun nëpërmjet lëkurës sonë. Për shembull, ju mund të prekni një sipërfaqe që ka myk dhe më pas prekni fytyrën tuaj ose një plagë të hapur, ku mund të merrni myk brenda trupit tuaj.
Shenjat më të zakonshme të një sëmundje myku:
1.Dhimbje të muskujve
Dhimbjet e muskujve të pashpjegueshme që nuk shkaktohen nga aktiviteti i zellshëm është një shenjë e një sëmundjeje të mykut.
2.Ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje
Ndjesia sikur shpoheni nga gjilpëra pasi jeni në gjumë është shenjë e një sëmundje myku.
3.Depresion
Shtëpitë e lagura gjithashtu kanë një efekt mbi njerëzit që jetojnë në to dhe në disponimin e tyre. Stresi psikologjik është normale kur ju keni pak kontroll mbi mjedisin tuaj në shtëpi dhe keni një cilësi të dobët të ajrit që mund të ndikojë në shëndetin tuaj.
4.Probleme me tretjen e ushqimit
Vjellje, diarre, dhimbje stomaku, dhe mungesa e oreksit janë disa nga shenjat e një sëmundjeje të mundshme myku.
5.Probleme të frymëmarrjes
Disa nga shenjat më së shpeshti të raportuara të një sëmundje myku janë vështirësitë me frymëmarrjen, të cilat përfshijnë “astmë, rinitit alergjik, aspergilozën alergjike bronkopneumonare, sinuzit dhe pneumoni.”
6.Sy të ndjeshëm dhe dhimbje koke
Skuqje në syve, irritimi mund të jetë e lidhur me sëmundje myku. Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj mykut, janë alergjikë.
7.Disa nga simptomat më të pazakonta ose shenja të një sëmundje myku janë etja e tepruar, nevoja për të urinuar shpesh, shtim në peshë, marramendje, ose një shije metalike në gojën tuaj.