Nji libër që i mungonte Kohës…(!) për nji Kohë që na mungon pothuaj të gjithëve…(!) Atdheun a do t’ua lamë fëmijëve tanë…?! Fëmijët tanë a do të na mbeten pa Atdhe…!? Mbi 100 vjet në kërkim të Shtetit..,.(!) Mbi 1 vit largim nga Protestat Studentore…! Nëntoreve po ua kërkojmë Lirinë…Dhjetorët nuk po na e sjellin Demokracinë…!
Për vitin 2019, prof. dr. Lush Susaj paraqet për lexuesin një libër me poezi të shkruara prej tij dhe nga studentë e pedagogë, kushtuar protestës studentore që filloi me 4 Dhjetor 2018, e që zgjati 40 ditë e që mbolli më shumë shpresë për liri, demokraci e prosperitet. Protesta studentore, ndonëse u sabotua dhe u shtyp nga etablishmenti aktual i politikës (përmes presionit, demagogjisë, përçarjes dhe sofizmit), tregoi edhe një herë për shpirtin dhe forcën transformuese të rinisë studentore të Shqipërisë.