Mora pjesë në promovimin e librit të Adem Lushës , “Resurset malore të Deçanit dhe turizmi”. Kjo veprimtari u zhvillua në sallën e Asamblesë Komunale, në Deçan.
Në fjalën time përshëndetëse e përgëzova mikun tim, Adem Lushaj, master në ekonomi dhe mjedis, për botimin e këtij libri, i cili, jo vetëm promovon vlerat natyrore e kulturore të kësaj komune, por edhe ofron modele të zhvillimit ekonomik, të zhvillimit të turizmit, në përgjithësi dhe atij alternativ, në veçanti. Sugjerova që Republika e Kosovës të bëjë ndryshimin e termit nga “Bjeshkët e Nemuna” në “Bjeshkët e Bekueme”. Një ndryshim të tillë Shqipëria e ka bërë në vitin 2013, me një vendim të qeverisë Berisha. Bërja e këtij ndryshimi edhe nga Kosova do të korrigjonte një padrejtësi të imponuar nga pushtuesit sllavë (nëpërmjet kalkut “prokletije”), si dhe do të unifikonte termin gjeografik “Bjeshkët e Bekueme” në të dy anët e kufirit.
Pata nderin që, në emër të “Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur” të Deçanit t`i dorëzoj një “Mirënjohje” veprimtarit të shquar shqiptaro-amerikan, Ramiz Tafilaj.