Nga Islam LAUKA
Nane e dashur, dje erdha te te shoh, por ti nuk munde te me prisje te bunari e te me percjellesh deri te gardhi, si zakonisht, sepse, per fat te keq, ti kishe zene shtratin. Une as nuk mund ta mendoj qe ti te rrish e gozhduar pas shtratit, moj nana ime. Dua te te shoh ne kembe, si gjithmone. Dhe e di qe do ngrihesh moj ujkonje. Ti vet na ke mesuar ne 12 femijeve te tu, te dime si te ngrihemi.
Ne kemi nevoje qe perseri te dalesh te na presesh e te na percjellesh, moj nana jone e mire. Dhe jemi te bindur se perseri do te te shohim ne kembe, nana jone e shtrenjte, Kune Brahja.