Apple hodhi në treg një ridizajnim të AirPods muajin e kaluar dhe tani, një firmë ruse e quajtur Caviar, u ka dhënë atyre një transformim luksoz.
Caviar, një prodhues i orave inteligjente luksoze dhe aksesorëve, po ofron një palë AirPods Pro të mbuluara me ar prej 18 karat për 67,790 dollarë.
Kufjet dhe kutia janë 75 përqind dhe ndoshta shumë më të rënda se sa modeli origjinal. Caviar beson se “kontribuon në një ndjesi shtesë unike që këto kufje luksoze do t’ju japin.
Cavier është i njohur për krijimet e tij luksoze dhe imagjinative, duke përmendur një orë të bërë me lëkurë aligatori, një iPhone me një shkëmb hëne në kasë dhe pajisje e aksesorë të tjerë me dizajne krijuese. Tani firma ka shndërruar Apple AirPods Pro të bardhë në një palë kufje të shndërritshme të veshura me ar.
Këto AirPods mahnitëse kushtojnë 67,540 dollarë më shumë sesa një palë Air Pods normale, dhe vetëm një palë prej tyre është në dispozicion për blerje. Trupi i pajisjes është prej ari me një përmbajtje prej 750 copash. Apple lëshoi kufjet e saj me wireless të shumëpritura AirPods Pro që përmbajnë Anulimin e Zhurmës në tetor të këtij viti.
Përdoruesit mund të zgjedhin nga tre madhësi të ndryshme për një përshtatje më të personalizuar që përmbajnë tapa fleksibël të veshit prej silikoni që përputhen me konturet e secilit vesh individualisht. AirPods Pro mund të porositet në faqen e internetit të gjigantit të teknologjisë ose në dyqan për 249 dollarë, gati 60 dollarë më shumë se paraardhësit e tyre.