Ballina Aktualitet Letonia nderon dy dëshmorët shqiptarë, majorin Klodian Tanushi dhe nëntetaren Zarife Hasanaj

Letonia nderon dy dëshmorët shqiptarë, majorin Klodian Tanushi dhe nëntetaren Zarife Hasanaj

Letonia ka nderuar dy dëshmorët shqiptarë që humbën jetën pak muaj më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

“Në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët tanë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj. Lavdi përjetë!” shkruan Xhaçka.

Majori Klodian Tanushi dhe nëntetarja Zarife Hasanaj u ndanë nga jeta në mëngjesin e 6 majit, në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive.

Zarife Hasanaj humbi jetën në vendin e ngjarjes menjëherë pas shpërthimit, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital.

Trupat e tyre prehen në “Varrezat e Dëshmorëve”, në Tiranë.