Milionerët aventureske tani mund të prenotojnë biletat në Polin e Veriut me një mjet ajror në formën e balonës të cilat do të kushtojnë rreth 50,000 dollarë.

Mjeti ajror që përdoret për udhëtimin e mrekullueshëm 36-orësh është më i gjati në botë, Airlander 10, i cili po ndërtohet në Bedfordshire, në Mbretërinë e Bashkuar.

Kabina e Airlander 10, 92 metra do të mobilohet si një hotel fluturues me pesë yje, me dritare panoramike dhe kabina të bollshme. Mjeti ajror do të fluturojë pasagjerët në Polin e Veriut, ku ata do të përjetojnë një ekskursion ditor në fushat e Arktikut.

Fluturimet pritet të fillojnë në vitin 2023. Pas uljes në tokë, pasagjerët do të përjetojnë një ekskursion ditor në fushat e Arktikut. Pasagjerët do të shijojnë natyrën e Arktikut në qetësi dhe rehati në një automjet fluturues modern shumë të efektshëm.

Airlander 10 është një anije ajrore hibride, duke kombinuar ngritës pluskues nga heliumi me ngritës aerodinamik të krijuar nga forma e trupit të saj. Mjeti ajror drejtohet përpara nga katër helika dhe mund të fluturojë vazhdimisht për ditë të tëra me një shpejtësi maksimale 92mph.

Gjatë fluturimit për në Polin e Veriut, të 16 pasagjerëve do tu shërbehet një menu e frymëzuar nga Arktiku, e përgatitur në bord nga një kuzhinier. Çmimi për një kabinë private me dy shtretër është gati 50,000 paund. Udhëtimi gjatë natës është 15 orë secili drejtim, me gjashtë orë në tokë, përfshirë drekën në dëborë.

Airlander 10 ka qenë nën zhvillim nga Hybrid Air Vehicles gjatë 12 viteve të fundit dhe ka kushtuar 25 milion paund për tu ndërtuar. Mjetit ajror i duhen 1.3 milion metra kub helium, të mjaftueshme për të mbushur 15 pishina me madhësi olimpike, për të zbritur nga toka.