Ai përfaqëson modelin e shqiptarit të suksesshëm në Britani. Ka një histori vërtetë frymëzuese të rrugëtimit të tij drejt suksesit, që kombinohet mrekullisht me modestinë karakteristike të personalitetit të tij.Kesaj rradhe i kaloi caqet e botës shqiptare.

Parlamenti Britanik e ka përzgjedhur kompaninë e tij, si një ndër kompanitë më të mira për vitin 2019-2020.

Skënder Përpepaj, drejtues i SA Building shprehet se kjo përzgjedhje ishte surprize, dhe e konsideron si privilegj pjesëmarrjen në ceremoninë e organizuar në këte rast, në ambjentet e parlamentit britanik.

Ai shprehet se ishte ndër rastet e mira, ku do mund të lobonte për Shqipërine, kryesisht në dy fusha: Së pari Investimet e kompanive prestigjioze pjesëmarrëse në këtë aktivitet në trojet shqiptare, qoftë në Shqipëri apo në Kosove.

Së dyti, turizmin si mundësi unike që ofron bregdeti Shqiptar dhe jo vetëm. Ai është përqëndruar sidomos për turizmin malor, duke përshkruar bukuritë përrallore që ofrojne alpet shqiptare.

Nuk duhet konsideruar si fragmentare ky lobim pası z.Përpepaj thotë që ështe obligim moral i çdo mërgimtari lobimi për mëmëdhenë.

Kjo përzgjedhje e një kompanie shqiptare, vjen në një kohe kur media britanike është stërmbushur me kronika të zeza, ku fatkeqësisht shqiptarëve gjithnjë e më shpesh po u zbehet imazhi.

Skënder Perpepaj i përket asaj plejade të shqiptareve të mërguar që kurrsesi nuk harrojnë mëmëdheun.

Ai ishte kontribuesi kryesor në ndërtimin e rrugës në një nga perlat e bukurisë shqiptare, në Nikaj-Mërtur, duke dëshmuar modelin sesi mund të kontribohet qoftë edhe për vendlindjen.

Përzgjedhja nga Parlamenti Britanik duket si një shuplakë për ambasadën apo institucionet e tjera të shtetit shqiptar që kanë “harruar” ta përzgjedhin në listën e të ashtuquajturve “Ambasador i Kombit”. Kujtojmë që zoti Skender Përpepaj është një ndër sponsorizuesit e aktiviteteve të ambasadës shqiptare në Londër.

Përzgjedhja nga parlamenti britanik vërteton subjektivitetin e kësaj liste, e mbase “përzgjedhësit” do të ndërgjegjësohen se një çmim është shumë më shumë se sa një karton dhe se mirënjohja për kontributin e tij real i kalon caqet e një grupi përzgjedhësish, që mbase duhet të ndërgjegjësohen që me veprimet apo mosveprimet e tyre, kanë bërë qartësisht të dallueshme linjën mes ambasadorëve të kombit dhe ambasadorëve të partisë.

“The Albanian” – Gazetë shqiptaro-britanike në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe.