Instagrami nuk ka “kuptim” pa like-t dhe komentet. Mirëpo, tashmë njëri prej këtyre opsioneve nuk do të jetë i dukshëm për të tjerët. Like-t (pëlqimet) në fotot tuaja nuk do të duken për të tjerët. Ju do të mund t’i shikoni, por jo të tjerët.

Drejtuesi i Instagram Adam Mosseri ka treguar se javën që vjen askush nuk mund të shohë sa pëlqime kanë ndjekësit e tyre.

Ky vendim vjen për të ulur konkurrencën në Instagram dhe të mos t’ju ushtruar presion njerëzve që të marrin sa më shumë pëlqime.